Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me transmetimin e ndeshjes Portugali – Zvicër në shtetin serb.
Kamberi bëri të ditur se komentuesi nga kanali televiziv “Arena 1 Premium” nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e futbollistit nga Kosova, Granit Xhaka, shkruan Gazeta Express.
Ai e quajti këtë si fashizëm të orkestruar.
“Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës. Tmerr. Tmerr. Tmerr. Çfarë fashizmi i orkestruar”, shkroi Kamberi. /Gazeta Express/