Gjatë kësaj procedure kardiokirurgjike bëhet zëvendësimi i Aortës Ascendente (përfshirë edhe rrënjën e aortës) dhe valvulës Aortale. Arsyet përse bëhet zëvendësimi i valvulës së aortës dhe vetë aortës ascendente është se kemi të bëjmë dëmtimet e të dyjave njëkohësishtë (mund të jetë stenozë apo insuficiencë e valvulës aortale me aneurizëm (zgjerim apo ballonizim) +/- disekacion të aortës ascendente.
Aneurizma e Aortës ascendete paraqetë një rrezik permanentë për jetën e pacientit pasi ajo mund të rupturohet dhe të jetë shkaktarë i vdekjes së pacientit. Normalisht ky operacion zgjatë rreth 5 – 6 orë dhe realizohet përmes Qarkullimit Ekstrakorporal i cili mundëson zëvendësimin e zemrës dhe mushkërive gjatë operimit. Pastaj vendoset një klemp aortal i cili e pengon kthimin e gjakut në aneurizëm dhe zemër. Pas kësaj largohet pjesa anurizmatike e aortës dhe valvula aortale të cilat zëvendësohen me graft artificial të cilat i njohim si Valve – Conduit apo Valve – Graft, pra grafti që përmban edhe një valvulë artificale në vete. Në hapin tjetër bëhet edhe re-implantimi i arerieve koronare si dhe qepja e graftit për pjesen e shëndoshë të aortës.
Në fund largohet Klempi aortal dhe zemra fillon të punojë prapë. Si etap përfundimtare pacienti shkëputet nga qarkullimi ekstrakorporal.
Pacienti H.B është operuar me teknikën Bental nga ana e Dr. Raif Çavolli me ekipën e tij dhe Anesteziolog Dr. Feim Muçolli. Faza postoperatore ka qenë pa komplikime dhe në ditën e gjashtë postoperatore pacienti është liruar nga spitali.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten