Çfarë është kjo shenjë misterioze në faqen e Tom Cruise - Gazeta Express

Çfarë është kjo shenjë misterioze në faqen e Tom Cruise

TV/Film

Gazeta Express

23/11/2021 20:14

Tom Cruise është shfaqur me një shenjë misterioze në faqen e tij derisa ai është përgatitur për të xhiruar një skenë me avion për Mission Impossible 8…e ku fansat mendojnë që ai ka ndryshuar pamje

Aktori ikonik (59) ka shokuar fansat me ndryshimet e tij muajt e fundit derisa ai ishte paraqitur ndryshe në “Game 2” në ndeshjen e divizionit të ligës Kombëtare të San Franciscos – me thashethemet se ai po përdor mbushës për fytyrën e tij.

Lexo Edhe:

Tom dukej i kënaqur në skenë të xhirimeve derisa përgatitej për të fluturuar me një Boeing Stearman Model 75 ngjyrë të verdhë, e ku në të njëjtën kohë bisedonte me anëtarët e skuadrës.

Ai më vonë është parë me një kostum të gjelbër ku ngjitet në një avion dhe tregon aftësitë e tij në aviacion.

Është raportuar që ylli i filmit “Minority Report” është duke mësuar për ta pilotuar një avion të Luftës së Dytë Botërore për pjesën e tetë të filmit të njohur. /GazetaExpress/