Çfarë është hemofilia? Si të kuptoni që vuani nga kjo sëmundje - Gazeta Express
string(61) "cfare-eshte-hemofilia-si-te-kuptoni-qe-vuani-nga-kjo-semundje"

Shneta

Gazeta Express

01/04/2021 15:58

Çfarë është hemofilia? Si të kuptoni që vuani nga kjo sëmundje

Shneta

Gazeta Express

01/04/2021 15:58

Çfarë është hemofilia dhe si mund të trajtohet?

Është e shpeshtë për fëmijët që të rrëzohen dhe të lëndojnë veten, dhe zakonisht  nuk është se shqetësohen shumë për këto plagë, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Mirëpo jo gjithmonë është ky rasti, sepse në rast se vuan nga hemofilia edhe gërvishtja më e vogël është shumë shqetësuese.

Pra çfarë është hemofilia? Është një sëmundje që nuk e lejon gjakun të mblidhet në plagë ashtu si duhet, dhe plaga nuk mbyllet.

Që një plagë të shërohet, formimi i një skalpi që të bllokoj gjakderdhjen është e nevojshme, por personat që vuajnë nga hemofilia nuk mund të shërohen në këtë mënyrë.

Kjo është një sëmundje trashëguese, dhe prekë vetëm kromozomet X. Ju ndoshta veçse e dini se njerëzit kanë kromozome X dhe Y. Meshkujt kanë XY ndërsa femrat XX, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast do të thotë se është shumë më e shpeshtë që të trashëgohet tek meshkujt, sepse është e pashmangshme.

Ndërsa tek femrat vetëm në rast se të dy prindërit janë të sëmurë nga hemofilia, atëherë mund të trashëgoi sëmundjen. Rastet kur vetëm një prind është i sëmurë, është shumë e rrallë që të sëmuret edhe vajza.

Kjo sëmundje prekë rreth 400,000 persona nga popullsia e botës, të paktën vetëm këta raste janë të rexhistruar.

Humbja e madhe e gjakut është simptoma kryesore. Pra plagët e lehta kanë gjakderdhje të madhe, ose ka raste që kanë vazhdimisht gjakderdhje të hundëve.

Kjo sëmundje diagnostikohet në moshë të re, zakonisht në fëmijëri të hershme. Trajtimi është i mundshëm.

Trajtimi bëhet duke futur në trup faktorin e mpiksjes së gjakut, që lejon trupin të bëjë mpiksjen e gjakut rreth plagëve siç duhet.