Çfarë do të ndodhte në qoftë se astronautët nuk do të mund të ktheheshin nga Hëna?


Gazeta Express
16 Korrik 2019 23:14

Kishte gjasa të mëdha që njerëzit e parë që ecën mbi Hënë të mos ktheheshin kurrë.

Kjo mundësi, ndonëse për fat të mirë nuk ndodhi, ishte menduar nga zyrtarët e lartë të operacionit në NASA dhe Shtëpi të Bardhë.

Një letër është zbuluar e cila ishte shkruar para plotë 50 vjetëve për presidentin e atëhershëm të ShBA’së, Richard Nixon, në rast se do të ndodhte kjo fatkeqësi.

“Në rast të katastrofës në Hënë” ka titullin kjo letër.

Në rreshtat e parë të kësaj letre thuhet se burrat që shkuan të eksplorojnë Hënën në paqe do të qëndrojnë në Hënë që të pushojnë në paqe.

“Këta burra trima, Neil Armstrong dhe Eduin “Buzz” Aldrin, e dinë se nuk ka shpresë për kthimin e tyre”

“Por ata e dinë se ka shpresë për njerëzimin në sakrificën e tyre”

Pastaj do u shprehej ngushëllime grave të astronautëve dhe në fund do viheshin udhëzime për antarë të klerit.

Ceremonia do të bazohej sikur tek ajo e varrimit në det.

Astronautët ishin paralajmëruar për këtë rrezik dhe do të pajtoheshin me fatin e tyre. Ata me gjasë do vdisnin nga uria apo do kryenin vetëvrasje.

Gjithsesi misionet Apollo nuk do ndaleshin por do vazhdonin.

Sot janë bërë 50 vite prej që njeriu për herë të parë shkeli në Hënë./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart