Çështja e detit në Hagë, Rama zbulon detaje të reja - Gazeta Express
string(50) "ceshtja-e-detit-ne-hage-rama-zbulon-detaje-te-reja"

Çështja e detit në Hagë, Rama zbulon detaje të reja

Gazeta Express

21/10/2020 11:53

Mbasi njoftoi një ditë më parë se Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord për ta zgjidhur ‘çështjen e detit” në Hagë, Kryeminstri Rama zbulon detaje të reja se e ka kërkuar ai vetë një gjë të tillë.

Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia, por Shqipëria për ata çështja e detit ishte e mbyllur me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën. Greqia nuk ka asnjë pretendim më shumë se aq sa mori. Atë çështje e rihapa unë bashkë me PS në opozitë dhe aleatë të asaj kohe.

Lexo Edhe:

Në Gjykatë Kushtetuese ka shkuar PS. Gjykata Kushtetuesevlerësoi 9 me 0 dhe e rrëzoi atë marrëveshje. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikim me palën tjetër dhe falë vizionit për të ardhmen e përbashkët, për të ardhmen ekryeministrit të Greqisë, i cili sëbashku me ministrin grek ka zgjedhur të vërë në dispozicion të zgjidhjes dhe të ardhmes së detit të gjithë mjetet e nevojshme. Më në fund ranë dakord me ne për ta çuar çështjen para drejtësisë Ndërkombëtare, në duart e një gjykate që i ka të gjitha kompetencat që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem“.- u shpreh Rama.