Çernobili zyrtarisht do të bëhet një pikë turistike


Gazeta Express
11 Korrik 2019 12:20

Zona rreth vendit ku ndodhi aksidenti i Çernobilit do të bëhet një pikë turistike me shtigje të ecjes dhe me valë të shtuara të telefonit. E gjithë kjo për shkak se zyrtarët ukrainas duan që njerëzit të mos mendojnë negativisht për këtë zonë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dha këtë lajm të mërkurën kur po inaguronte strukturën gjigande që është ndërtuar për të kufizuar rrezatimin radioaktiv në reaktorin nuklear që eksplodoi në vitin 1986.

Eksplozimi në reaktorin numër 4 shkaktoi 4 mijë vdekje të parakohshme, qindra mijëra njerëz u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe u bënë dëme me vlerë miliarda dollarë.

Shpërthimi krijoi radiacion përmbi zonën, duke përfshirë disa pjesë të Bjellorusisë dhe pjesë të Europës duke emetuar radiacion në atmosferë 400 herë më të madhe se sa lëshimi i bombës atomike në Hiroshima në vitin 1945.

Tani presidenti Zelenskiy shpreson që të ndryshojë paragjykimet rreth kësaj zone duke cituar se ka qenë pjesë negative e emrit të Ukrainës dhe se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë.

“Çernobili është një vend unik në planet ku natyra është ringjallur pas një katastrofe të shkaktuar nga njeriu”, ka thënë presidenti i Ukrainës.

“Ne duhet të ja tregojmë botës këtë vend, shkencëtarëve, ekologjistëve, historianëve dhe turistëve”

Çernobili veqse është një vend shumë i vizituar nga njerëz kurioz, por deri tani radiacioni aty ka qenë shumë i madh. Kjo pritet të ndryshojë tani dhe pritet që numri i vizitorëve të shumfishohet./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart