E keni menduar ndonjëherë se momenti më i mirë për t’i propozuar partneres/it tuaj për martesë është në ceremoninë e diplomimit?
Një i ri në Durrës e ka bërë këtë dhe në fakt, ka marrë përgjigje pozitive. Gjithçka ka ndodhur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Pak çaste para betimit një zemër me tullumbace të kuqe u shfaq para të gjithëve dhe Manuel i propozoi për martesë të sapo diplomuarës së tij të zemrës, Angelinës.
Ai u ftua t’i kërkonte dorën e saj rektores së universitetit të Durrësit Prof. Dr. Kseanela Sotirofskit dhe pas kësaj u ul në gjunjë, duek i bërë vazjës pyetjen. Më pas ajo tha “PO” dhe ata shkëmbyen një puthje, teksa salla brohoriste dhe duartrokiste për ta.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...