Çerdhja publike në Fushë-Kosovë planifikon fillimin e punës pa punëtorët e infektuar me COVID-19 - Gazeta Express
string(96) "cerdhja-publike-ne-fushe-kosove-planifikon-fillimin-e-punes-pa-punetoret-e-infektuar-me-covid-19"

Çerdhja publike në Fushë-Kosovë planifikon fillimin e punës pa punëtorët e infektuar me COVID-19

Gazeta Express

30/09/2020 11:25

Çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë do të fillojë punën nga nesër, pasi rreth dy javë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me koronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli, për Gazetën Express, ka thënë se kjo çerdhe do të fillojë punën pa punonjësit që ishin infektuar me koronavirus, pasi, sipas tij, kanë staf të mjaftueshëm për fillimin e mësimit.

Lexo Edhe:

“Po fillojmë mësimin pasi kemi staf të mjaftueshëm. Punonjësit e infektuar nuk do të fillojnë punën së paku edhe 1 javë ose 10 ditë”, tha Topalli.

Po ashtu, edhe në një shkollë fillore në Fushë Kosovë, 4 mësimdhënës u infektuan me koronavirus.

Vendimi për mbylljen e çerdhes është marrë më 11 shtator 2020, ndërsa tri ditë më parë është njoftuar se më 1 tetor kjo çerdhe do të fillojë punën.

/Express/