Vitia thotë se prej nesër rihapen çerdhet - Gazeta Express
string(31) "cerdhet-hapen-nga-8-qershori111"

Gazeta Express

31/05/2020 18:42

Vitia thotë se prej nesër rihapen çerdhet

Gazeta Express

31/05/2020 18:42

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid.

Vitia në konferencë për media tha se prej nesër hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç.

Lexo Edhe:

“Prej nesër do të hapen çerdhet dhe kopshtet për moshat 0 deri në 5 vjet publike dhe private”, tha Vitia në konferencë për media.

I pari i MSH’së gjithashtu tha se do bëhet rikthimi në shkolla nga data 15 qershor e deri më 30 qershor i nxënësve të klasave të nënta.

Vitia po ashtu tha se lejohet të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Deri më tani në Kosovë janë 1070 të infektuar me COVID-19, 841 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.