Cena: I shita pronat e mia për ta ndërtuar një palestër


Gazeta Express
25 Qershor 2019 18:07

Anton Cena tregon se i ka shitur pronat e tij për ta ndërtuar një palestër sportive në Shqipëri. Trajneri i xhudos thotë se nuk ka pasur përkrahje nga askush për ndërtimin e kësaj palestre ne Tale

Anton Cena, trajner i xhudos, ishte i ftuar në emisionin “Frontal” në T7, shkruan Gazeta Express.

Veterani i xhudos, njëherësh polic i Kosovës, ka folur edhe për palestrën e xhudos, të cilën po e ndërton në Tale të Shqipërisë me shpenzime vetanake.

Ai ka zbuluar se ka shitur prona private vetëm për ta jetësuar këtë projekt gjigant dhe të rrallë, pasi në Evropë nuk ka palestra të tilla buzë detit.

“Jam në përfundim të kampit të xhudos në Tale të Shqipërisë. Një palestër e xhudos, buzë detit, 320 metra katrorë. Shpresoj që xhudistët të ushtrojnë atje dhe t’i përmirësojnë kualitetet e tyre. I kam shpenzuar mbi 200 mijë euro”, deklaroi Cena. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart