Celine tregon se a mund të mbijetonte Jack i Titanic


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 1:24

Këngëtarja Celine Dion në vitin 1997 e këndoi këngën “My Heart Will Go On”, e cila e shënoi filmin “Titanic”, ndërsa në paraqitjen e fundit si e ftuar tek Jimmy Fallon ajo foli për këtë temë dhe iu përgjigj pyetjes së kamotshme: A ka mundur Jacku të qëndronte në derën pluskuese pranë Rose dhe kështu të shpëtonte?

Kanë kaluar 22 vjet që kur bota për herë të parë e pa se si fundoset Titaniku i famshëm, ndërsa që prej atëherë janë zhvilluar shumë teori në lidhje me faktin nëse personazhi kryesor Jack do të kishte mundur të mbijetonte nga aksidenti.

“Për këtë ende flitet në internet. Njerëzit thonë se Jack ka mundur të mbijetonte, vetëm se Rose është dashur të lëvizte anash”, i shpjegoi Fallon, duke e mbajtur foton nga skena, shkruan Koha.

Këngëtarja qeshi dhe pastaj u përgjigj: “Mos më vendosni në një situatë të pakëndshme, po sikur të duan ta xhirojnë pjesën e dytë të filmit? Por mirë, para së gjithash, nëse e shikoni foton siç duhet, do të vini re se Rose kishte ngrirë apo mbase edhe ishte e vdekur. Dhe është e qartë që ajo nuk ishte edhe aq e pranishme. Dhe pastaj… ai nuk ka nevojë për ftesë si: eja, i dashur, rehatohu”, bëri shaka dhe pastaj vazhdoi të këndonte.

Te fundit


Kthehu lart