string(49) "celibashi-kemi-numeruar-35-te-votave-te-diaspores"

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2025 21:49

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2025 21:49

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme nga Parku Olimpik, dha shifrat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në rang kombëtar.

“Janë vetëm 2 KZAZ ku akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave, nr.36 dhe 40. Në total janë 22 qendra votimi për të dyja KZAZ-të për të cilat ne akoma nuk kemi rezultatet”, tha Celibashi.

Ndërkohë, shtoi Celibashi, “janë 91 KZAZ ku ka përfunduar procesi i vlerësimit të votave, janë 22 ku ka përfunduar vlerësimi për kandidatët e listës së hapur dhe janë në qarkun Shkodër 2 KZAZ, Kukës 2 KZAZ, Berat 2 KZAZ, Dibër 2 KZAZ, Korçë 2 KZAZ, Gjirokastër 6 KZAZ, Vlorë 4 KZAZ dhe Tirana me 2 KZAZ”.

“Në 81 KZAZ është duke përfunduar edhe procesi për vlerësimin e votave për kandidatët në listën shumë emërore. Ky proces nuk ka filluar akoma në 7 KZAZ, janë 3 në qarkun e Durrësit dhe në 4 KZAZ të qarkut Tiranë për numërimin  e votave për kandidatët në listë të hapur”, deklaroi kreu i KQZ-së”, theksoi Celibashi.

Sa i takon votës së diasporës, Komisioneri tha se deri në këtë moment janë numëruar 35% e totalit.

“262 kuti kemi numëruar nga 747 në total. Për qarkun Kukës kemi përfunduar procesin e numërimit, përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek”.

I pyetur për rivlerësimin e zarfeve të ardhura nga shteti grek, Celibashi u përgjigj se, “duhet të evidentojmë zarfet që nuk i nënshtrohen procesit të numërimit. Ndoshta duhet t’i lëmë në tavolinë, vetëm kjo ka ngelur. Realisht dua të kuptoj me vendim e KAS se cila është gjëja që ne duhet të ndryshojmë”.

Ai njoftoi se deri në fund të javës do të kemi rezultatin e konkluduar të votës së shqiptarëve jashtë vendit, që do t’i bashkëngjitet asaj kombëtare.