Çekia rihap kufijtë edhe me vende të tjera - Gazeta Express
string(42) "cekia-rihap-kufijte-edhe-me-vende-te-tjera"

Gazeta Express

05/06/2020 11:17

Çekia rihap kufijtë edhe me vende të tjera

Gazeta Express

05/06/2020 11:17

Vizitorët nga Austria, Gjermania dhe Hungaria do të mundë të hyjnë në Republikën Çeke nga dita e sotme.

“Duhet t’i kthehemi normalitetit”, tha kryeministri çek, Andrej Babis.

Lexo Edhe:

Çekia ka mbyllur të gjithë kufijtë në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga fillimi i majit ka lehtësuar gradualisht masat kufizuese.

Të enjten, ajo ka rihapur kufirin edhe me Sllovakinë.

Njerëzve që do të hyjnë në këtë vend nuk do t’iu kërkohet të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Babis tha se do të ishte mirë nëse turistët nga vende të tjera vijnë në Çeki dhe shpenzojnë para.

Republika Çeke ka regjistruar afro 10,000 raste me koronavirus dhe 326 viktima.

Derisa shtetet kanë nisur veç e veç me rihapjen e kufijve, Bashkimi Evropian do të diskutojë sot për rihapjen në tërësi të tyre.