Çekia buzë kolapsit me pacientët me Covid, kërkon ndihmë nga tri shtete - Gazeta Express
string(70) "cekia-buze-kolapsit-me-pacientet-me-covid-kerkon-ndihme-nga-tri-shtete"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:57

Çekia buzë kolapsit me pacientët me Covid, kërkon ndihmë nga tri shtete

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:57

Republika Çeke ka kërkuar ndihmë nga tri shtete evropiane – Gjermania, Zvicra dhe Polonia – në lidhje me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19 për shkak të përkeqësimit të situatës.

Ministria e Shëndetësisë në Çeki tha të premten se kërkesa u bë për shkak të gjendjes kritike në spitalet e vendet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Numri i madh i pacientëve të infektuar së fundi e ka shtuar trysninë ndaj sistemit shëndetësor dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim është duke u rritur”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Deri më tani, Republika Çeke ka regjistruar rreth 1 milion e 300 mijë persona të prekur nga Covid-19 dhe mbi 21 mijë të vdekur, sipas faqes “Worldometers”.

Vendet e Bashkimit Evropian janë të shqetësuara rreth përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit, sidomos variantit të identifikuar së pari në Britaninë e Madhe, për të cilin besohet se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar.

Kreu i Institutit gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka thënë se varianti britanik mund të bëhet variant mbizotërues në Gjermani.