“Çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”, ambasada amerikane reagon për 3 vjetorin e reformës në Drejtësi


Gazeta Express
22 Korrik 2019 16:25

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagon në lidhje me procesin e reformës në Drejtësi.

Sot në 3 vjetorin e implementit të reformës, ambasada publikon një video, ku shprehet se ky proces do të sigurojë që çdo kush të jetë i barbartë para ligjit.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve?

Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”, thuhet në reagim.

Te fundit


Kthehu lart