Çdo 5 orë nga 3 milionë dollarë të hyra, Jordan dhe Nike ia shohin hairin njëri-tjetrit - Gazeta Express
string(86) "cdo-5-ore-nga-3-milione-dollare-te-hyra-jordan-dhe-nike-ia-shohin-hairin-njeri-tjetrit"

Basketboll

Gazeta Express

17/08/2022 9:27

Çdo 5 orë nga 3 milionë dollarë të hyra, Jordan dhe Nike ia shohin hairin njëri-tjetrit

Basketboll

Gazeta Express

17/08/2022 9:27

Michael Jordan konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj në histori dhe basketbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Legjenda e këtij sporti vazhdon të fitojë para më shumë se që kishte fituar gjatë karrierës së tij.

Lexo Edhe:

Dhe, e gjithë kjo falë bashkëpunimit me kompaninë e veshjeve sportive Nike, të cilin e kishte nisur qysh në vitet e 80-ta, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, kompania amerikane e kishte prodhuar një seri të atleteve të quajtur Jordan” dhe ajo nisi të shkonte “flakë”.

Në vitin 1984, Nike shpresontë t’i fitonte 3 milionë dollarë për 4 vjet nga shitja e “patikave” Jordan.

Ndërsa tash, sipas reviztës së specializuar për statistika, “Forbes”, Nike i fiton nga 3 milionë dollarë për çdo 5 orë nga shitja e atleteve “Jordan”.

Ndërkohë, Nike e paguan ish-basketbollistin e Chicago Bulls 410 mijë dollarë në ditë, ndërsa ai i kishte marrë plot 150 milionë dollarë në muajin 2021.

Jordan në fakt i merr nga 5% për çdo shitje të brendit me emrin e tij.

Nike i fiton 15 milionë dollarë çdo ditë nga shitja e “Jordan Brand”, shkruan “Gazeta Express”.

Asnjëra nga këto fitime nuk do të ishte e mundur nëse Michael Jordan nuk do të ishte aq i suksesshëm sa që ishte brenda parketit të basketbollit.

Falë bashkëpunimit me Nike, ai është bërë miliarder, ndërsa kompania amerikane ka gjeneruar shuma marramendëse të parave duke ia pa hairin Jordanit. /Gazeta Express/