CDC: Vaksinat parandalojnë vdekjet dhe sëmundjet serioze të variantit Delta - Gazeta Express
string(74) "cdc-vaksinat-parandalojne-vdekjet-dhe-semundjet-serioze-te-variantit-delta"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 17:15

CDC: Vaksinat parandalojnë vdekjet dhe sëmundjet serioze të variantit Delta

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 17:15

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) ka njoftuar se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve serioze të variantit Delta.

Në këtë raport po ashtu thuhet se vaksinat janë shumë efektive edhe në parandalimin e shtrimeve në spitale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

““Sidoqoftë, shifrat e Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve tregojnë se vaksinat janë shumë efikase në parandalimin e sëmurjes, hospitalizimit dhe vdekjes te personat e vaksinuar, thanë ekspertët”, thuhet në këtë raport.

Varianti Delta, i cili e ka pushtuar Evropën, ditëve të fundit po del të jetë i pranishëm në 80 për qind të rasteve të koronavirusit edhe në Kosovë.

Varianti Delta i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në Indi, SHBA, Britani, e shumë shtete tjera. Lehtësimi i masave mbrojtëse në këtë kohë është vlerësuar si rrezik për Evropën. Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si variant shqetësues, i cili mund të përhapet më lehtë.