Cavani dorëzon kërkesën për transfer në PSG - Gazeta Express
string(43) "cavani-dorezon-kerkesen-per-transfer-ne-psg"

Cavani dorëzon kërkesën për transfer në PSG

Gazeta Express

20/01/2020 22:42

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se Edinson Cavani ka dorëzuar kërkesën për largim nga skuadra

Kontrata e Cavanit skadon në fund të sezonit por sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

Shefi i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin është takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në Paris të martën për të diskutuar marrëveshjen për Cavanin, por Leonardo ka thënë se oferta e tyre është refuzuar.

Duke folur pas fitores në Kupën e Francës të PSG-së kundër Lorientit të dielën, Leonardo tha se “Ne gjithmonë kemi thënë të njëjtën gjë”.

“Ne shpresojmë që ai të rri në klub, por sot ka kërkuar largim”.

“Ne po e analizojmë situatën. Ne kishim një propozim nga Atletico Madrid, por ky propozim nuk parkon me vlerën e lojtarit tonë”. /GazetaExpress/