Cassano e përsërit: Interi do ta fitojë titullin në Serie A


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 17:57

Antonio Cassano beson se Interi do ta mposhtë Juventusin në garë për titullin në Serie A këtë sezon. Ai, po ashtu, zbuloi se e ka kryer një kurs për drejtor sportiv.

Juve e ka fituar titullin në ligë në tetë sezonet e fundit radhazi dhe momentalisht udhëheqë në renditje me një pikë më shumë se Interit, pas 12 javëve në edicionin e ri, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, i pyetur nga La Repubblica se kush është favorit për ta fituar titullin këtë sezon, ish-sulmuesi italian Cassano, tha: “Interi”.

“Interi ma kujton Juventusin në vitin e tij të parë me Conten. Unë isha pjesë e Milanit dhe e humbëm titullin ndaj tyre”, shtoi ai.

“Nëse Juve lëshon pikë në udhëtim dhe Interi vazhdon të kërcënojë, atëherë Conte do ta fitojë titullin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart