Casillas sugjeron si të përmirësohet VAR-i


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 10:58

Iker Casillas e ka kryer detyrën e portierit në mbi një mijë ndeshje profesioniste të futbollit, mirëpo sugjerimi i tij për mënyrën se si duhet të përmirësohet VAR-i është cilësuar i çuditshëm nga shumë tifozë të futbollit.

Ish-portieri i Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, beson se skuadra e gjyqtarëve që merr vendime të mëdha gjatë ndeshjeve të futbollit duhet të shoqërohet nga një ish-futbollist, në mënyrë që të shtohet edhe një perspektivë tjetër, transmeton Gazeta Express.

“Unë propozoj që VAR-i, si dhe te zyrtari që i analizohet pamjet, ta ketë edhe një ish-futbollist”, sugjeroi Casillas në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Do të ishte mirë për ta që ta japin mendimin e tyre për ato incidente që ndodhin gjatë një ndeshjeje”, shkroi spanjolli.

VAR-i kishte marrë shumë kritika gjatë fundjavës së kaluar, pasi pati incidente kontroverse në ndeshjet e Liverpoolit, Barcelonës, Juventusit, Real Madridit, Tottenhamit e Chelseat. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart