Carovska: Plani operativ për punësim kontribuoi në uljen e papunësisë - Gazeta Express
string(68) "carovska-plani-operativ-per-punesim-kontribuoi-ne-uljen-e-papunesise"

Gazeta Express

17/01/2020 14:47

Carovska: Plani operativ për punësim kontribuoi në uljen e papunësisë

Gazeta Express

17/01/2020 14:47

Implementimi i planit operativ për punësim kontribuoi për uljen e përqindjes së papunësisë në vend dhe mund të thuhet se ai sot arrin 17,1 për qind pas të dhënave të fundit statistikore, theksoi sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska sot në Qeveri, ku bashkërisht me drejtoreshën e Agjencisë për Punësim Biljana Jovanovska në konferencën për shtyp i kanë prezantuar rezultatet e realizimit të Planit operativ në programe dhe masa për punësim për vitin 2019.

“Në mënyrë shtesë duhet të theksohet se 59.600 persona në shtetin janë punësuar në dy vite e gjysmë. Në vitin  2019 nga buxheti i RMV janë ndarë 1,3 miliardë denarë  rekord që është për 84 për qind  më shumë se në vitin 2016 kur buxheti i përgjithshëm për masat operative për punësim ka qenë 707 milionë denarë. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit te peronat e papunë, or gjithashtu është edhe një mundësi për mbështetje të drejtpërdrejta në formimin e ri të kompanive të cilat më tej duhet të hapin vende të reja pune”, tha Carovska.

Lexo Edhe:

Ajo shtoi se këto mjete janë shfrytëzuar edhe për biznese të reja dhe njëqind për qind kjo masë është realizuar. Ajo që në mënyrë shtesë në masat operative për punësim ka dalë, shtoi ajo janë zgjidhje ligjore atje ku është dëshmuar se masat japin rezultate të shkëlqyera.

Jovanovska theksoi se realizimi i numrave dhe të dhënave të këtilla të suksesshme  ka të bëjë me punën ekipore dhe me energji pozitive nga ana e kolegëve të Agjencisë për Punësim, gjegjësisht qendrave për punësim, MPPS-së, partnerëve të tyre, punëdhënësve dhe vetë personave të papunë.

“Me subvencionimin e pagave janë hapur 1.383 vende të reja pune. Mbështetje për punësim dhe rritje të subjekteve juridike ka kontribuar për hapjen e 621 vendeve të reja të punës. Gjithashtu praktika si masë aktive ishte shumë e kërkuar nga ana e punëdhënësve, 1.697 të rinj janë përfshirë në praktikë si masë aktive. Atë që e ka kërkuar ekonoMEDIAL prej nesh gjegjësisht punëdhënësit ishin trajnimet, rikaulifikimet dhe ne si masë aktive me sukses i realizuam. Janë zbatuar trajnime të cilat 22 profesione janë përfshirë dhe janë zbatuar 55 trajnime në territorin e shtetit”, shtoi Jovanovska.

Theksoi se ka  pasur trajnime të ndryshme – montues, instalues, disenjerë të faqeve të internetit, prodhues të mobileve, oxhakpastrues, elektro mekanikë, asistencë personal, parikuerë, atomekanikë dhe saldatorë – të gjitha profesionet dhe artizanalet  e kërkuara  të cilat knaë dalë si kërkesa nga ana e punëdhënësve nga analiza për për nevojat e tregut të punës./GazetaExpress/