Carl Patsch, Instituti i Ballkanit në Sarajevë dhe çështjet shqiptare - Gazeta Express
string(68) "carl-patsch-instituti-i-ballkanit-ne-sarajeve-dhe-ceshtjet-shqiptare"

OP/ED

Gazeta Express

02/09/2025 13:28

Carl Patsch, Instituti i Ballkanit në Sarajevë dhe çështjet shqiptare

OP/ED

Gazeta Express

02/09/2025 13:28

Shkuran: Kurt Gostentschnigg

Ky artikull është një prej rezultateve të projektit “Albanologjia austro-hungareze 1867–1918 – një rast i imperializmit kulturor?”, të kryer përgjatë viteve 2014–2017 në Institutin e Historisë, dega e Historisë dhe Antropologjisë së Europës Juglindore, të Universitetit të Gracit në Austri.[1] Fryt i këtij projekti është botimi i monografisë me titull “Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918“[2] (“Shkenca në fushën e tensionit mes politikës dhe ushtrisë. Albanologjia austro–hungareze 1867–1918“), në të cilën për herë të parë paraqiten të gjithë aktorët individualë dhe kolektivë të katër fushave relevante – albanologji, politikë, ushtri dhe austrofilë shqiptarë, analizohen qëndrimet dhe motivet e tyre, duke aplikuar për këtë qëllim konceptet kyçe të teorisë së fushës të Pierre Bourdieu-s, të gjitha këto në kuadrin e marrëdhënieve të Austro-Hungarisë me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Muzeu Kombëtar në Sarajevë

Me nismën e ministrit të përbashkët të Financave Benjámin von Kállay, në vitin 1885 u themelua Shoqata e muzeut për Bosnjë-Hercegovinën, e cila kishte detyrën të grumbullonte kryesisht objekte etnografike dhe arkeologjike për fondin e ardhshëm muzeal dhe të merrej me parakushtet e nevojshme organizative për themelimin e muzeut.[3] Muzeu u hap më 1 shkurt 1888 me statusin e institucionit shtetëror. Funksionin e drejtorit të muzeut e kryente Konstantin Hörmann, kryetar i seksionit në departamentin administrativ të qeverisë së landit Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërkohë, dy vjet më parë, më 1886 qeveria e landit kishte emëruar kustos-in[4] dhe arkeologun Ćiro Truhelka për fondin e koleksionit të arkeologjisë dhe historisë së artit, balsamuesin Edmund Zelebor për pjesët e shkencave të natyrës si dhe, më 1887 ornitologun Othmar Reiser si kustos për të njëjtën fushë. Drejtori i minierës së landit Wenzel Radimský më 1886 ishte ngarkuar me ngritjen e një koleksioni mineralogjiko-gjeologjik.

Muzeu u pajis me një bibliotekë shkencore dhe botonte çdo tre muaj në gjuhën boshnjake revistën e tij “Glasnik zemaljskog muzeja za Bosnu i Herzegovinu”. Nga viti 1893 deri më 1916 botohej jo periodikisht në gjuhën gjermane “Wissenschaftliche Mittheilungen aus Bosnien und der Hercegovina”, revistë e cila shërbente për informimin e partnerëve të tjerë austro-hungarezë dhe ndërkombëtarë të muzeut. Krijimi dhe pasurimi i suksesshëm i koleksionit të objekteve greko-romak të muzeut i detyrohet Carl Patsch-it, i cili më 1898 u caktua si kustos i Muzeut Kombëtar të Sarajevës. Muzeu dhe politika austro-hungareze mund të tërhiqnin më shumë vëmendjen e publikut evropian nëpërmjet gërmimeve dhe gjetjeve të objekteve prehistorike dhe antike sesa prej atyre të periudhës mesjetare boshnjake[5].

Muzeu Kombëtar nën drejtimin e Patsch-it mori pjesë në aktivitete të shumta jashtë kufijve të landit dhe vlerësimi  i botës së specialistëve mbi punën e tij qe pozitiv. Ai kishte një shkëmbim shkencor me specialistë të vendeve të tjera të Evropës dhe pjesërisht edhe me ata amerikanë.[6]  Për këtë dëshmon edhe korrespondenca e gjallë e Patsch-it me arkeologë, historianë dhe shkencëtarëve të tjerë me emër, të cilët shfaqën interes të madh për muzeun, botimet e tij dhe Institutin e Ballkanit. Ministri Kállay, i cili e konsideronte Muzeun Kombëtar të Sarajevës si projektin e tij personal, shfaqej si organizator i punës shkencore. Ai pati një ndikim të madh mbi punën e muzeut, që u manifestua në përgatitjen paraprake të përmbajtjes së materialeve shkencore, ndërhyrje në çështje të hollësishme teknike, kontrollin e të gjithë artikujve të revistës “Glasnik”, korrigjimet e skicave të teksteve dhe të përkthimeve etj..[7]

Themelimi dhe veprimtaria e Institutit të Ballkanit të Sarajevës

Në vitin 1903, ndërkohë që vazhdonte punën si  kustos në Muzeun Kombëtar në Sarajevë, Carl Patsch u bë nismëtari i themelimit të “Institutit për Kërkime Ballkanike“, i emërtuar shkurt si “Instituti i Ballkanit“. Ai e themeloi këtë institut më 1904 me përkrahjen e ministrit të përbashkët të Financave Stephan Burián dhe e drejtoi atë në vijim. [8] Njohja zyrtare e themelimit të Institutit u bë më 5 janar 1908 me anën e  dekretit të Ministrisë së Përbashkët të Financave si autoriteti më i lartë administrativ për Bosnjë-Hercegovinën.[9]Synimi i Patsch-it ishte rigjallërimi i studimeve albanologjike të lëna pak pas dore në Austro-Hungari që nga koha e Johann Georg von Hahn-it dhe Gustav Meyer-it. Deri më 1915 personeli i institutit përbëhej vetëm nga dy persona: drejtori Patsch dhe sekretari i tij Vladimir Ćorović[10]. Vetëm me fillimin e Luftës së Parë Botërore, Vjena zyrtare mori në konsideratë dëshirat e tij për zgjerimin e ekipit të institutit.[11]

Menjëherë pas themelimit të Institutit të Ballkanit, Patsch krijoi një koleksion të punimeve të titulluar “Zur Kunde der Balkanhalbinsel“(ZKdBHI) për të cilin më 1904 iu lut për ndihmë Konstantin Jireček-ut, protokollist në Komisionit e Ballkanit në Vjenë. Përgjigja ishte refuzuese, nën arsyetimin vijues: “Mundësia e një ndihme për koleksionin Tuaj “Zur Kunde der Balkanhalbinsel” nga ana e Akademisë Perandorake të Shkencave është shumë i vogël. Një vështirësi është se, sipas programit të deklaruar nga Ju, punimet shkencore i përkasin seksionit të të dyja klasave të akademisë. Klasa filologjiko-historike ka ndalur të gjitha subvencionet deri në përfundimin tjetër të llogarisë, madje mungojnë edhe paratë për ndërmarrjet e shoqatës ndërkombëtare të akademive. Gjithashtu paratë e fondacionit Treidl për Komisionin e Ballkanit janë pakësuar dhe shmangia e vështirësive mundësohet vetëm nëpërmjet vonimit të shtypjes së shkrimeve të komisionit.”[12]Pas njohjes zyrtare të Institutit të Ballkanit Patsch iu drejtua përsëri Akademisë Perandorake të Shkencave në Vjenë me një shkresë që mban datën 12 mars 1908, lidhur me një përkrahje: “… me detyrimin jo vetëm për të ndërmarrë kërkimet e veta dhe për të botuar rezultatet e tyre, por edhe për të mbështetur dijetarë të jashtëm në punimet shkencore. Duke i marrë parasysh qëllimet bamirëse dhe ato patriotike, vendi i ri i studimeve me pak mjete financiare merr leje t’i drejtohet akademisë së lartë me lutjen për mbështetje, me anë të dërgimit të botimeve në formë dhuratash.”[13]Në fillim të vitit 1909 ai pyeti Jireček-un se çfarë kishte vendosur akademia lidhur me këtë çështje. Përgjigjja qe përsëri negative, por me propozime konkrete për të ndryshuar situatën: “Shkresa e Institutit të Ballkanit u lexua më 18 mars 1908 në mbledhjen e klasës filologjiko-historike të akademisë dhe iu caktua Komisionit të Ballkanit. Më  1 prill 1908 komisioni në fjalë e shtyu vendimin, derisa të merrte informacione më të sakta për qëllimet dhe veprimtarinë e institutit. Që atëherë çështja pushoi. Një paqartësi e termave e dëmtoi që nga fillimi. Një institut mund të jetë një vend për mësimdhënie si institutet universitare ose një vend shkencor me botime të degës si stacioni zoologjik në Trieste dhe Napoli … ose një shoqatë me dijetarë si në Itali Reale Instituto në Milano ose Venecia … Akademia rrallë jep botimet e saja si dhuratë, p. sh. gjimnazeve, arkivave qeveritare dhe bibliotekave universitare brenda shtetit. Pjesa më e madhe i përket shkëmbimit të botimeve si me muze, universite të huaja dhe shkolla të larta … Unë besoj se më mirë është, në qoftë se Ju i shkruani edhe një herë akademisë duke shpjeguar pak më hollësisht statutin, veprimtarinë, personelin, buxhetin etj. të institutit Tuaj, dhe ia ofroni publikimet Tuaja për shkëmbim shkrimesh.”[14]

Një shkresë në fund të prillit 1908 e Vatroslav Jagić-it, anëtar i Komisionit të Ballkanit, në të cilën shprehej frika e një përplasjeje projektesh, informoi mbi qëndrimin fillimisht të rezervuar të Akademisë së Shkencave në Vjenë ndaj Institutit të ri të Ballkanit në Sarajevë, i cili në fillim u pa si një konkurrent i padëshiruar: “Vendimi ynë ishte që t’i lutemi zëvendëskryetarit të bisedojë me ministrin e përbashkët të Financave si shef i administratës për Bosnjë-Hercegovinën, nga njëra anë për t’i shprehur habinë tonë që qeveria boshnjake krijon një ‘instutit’, i cili ka qëllime të ngjashme me Komisionin tonë të Ballkanit, pa na informuar mbi këtë; dhe nga ana tjetër për t’ia sqaruar ministrit dobinë, në qoftë se administrata e institutit të ri shpall në një farë mënyre projektet e saj, me qëllim që të mos ndërmerret e njëjta gjë nga të dy palët.”[15]

Veprimtaria e Institutit të Ballkanit shtrihej në tri fusha: marrja e drejtpërdrejtë e të dhënave në terren dhe në arkiva, botimi i materialit kryesor të mbledhur në këtë mënyrë dhe krijimi i një aparati shkencor, i cili mundësonte një përpunim profesional të rezultateve kërkimore të fituara që u përgjigjej të gjitha kërkesave.[16] Pjesë e këtij aparati ishin një bibliotekë, e cila përfshinte gjithë balkanologjinë, një arkiv historik, letrar, epigrafik dhe fotografik si dhe një koleksion hartash. Kërkimet në terren realizoheshin në radhë të parë në Bosnjë, Hercegovinë, Dalmaci Jugore, Mal të Zi, Serbi, Dobruxhë dhe Shqipëri. Ndër të tjera mblidhej material mbi thesarin popullor të shqiptarëve, i cili përmbante gjithë traditën e gegëve dhe toskëve në këngë, fjalë të urta, të drejtë zakonore, mite etj.. Për të siguruar të dhëna sa më gjithëpërfshirëse dhe të besueshme, në të gjitha zonat, vendasit motivoheshin për bashkëpunim. Veçanërisht në Shqipëri u arrit organizimi i një shërbimi shumë të dendur regjistrimi.

Koleksioni “ZKdBHI” kishte tri departamente: “Reisen und Beobachtungen” (“Udhëtime dhe vëzhgime”) kryesisht me përmbajtje natyro-shkencore, gjeografike dhe etnografike, “Quellen und Forschungen” (“Burime dhe kërkime”) dhe “Inventare und Bibliographien” (“Inventarë dhe bibliografi”).

Lidhur me çështje shqiptare botimet e departamentit “Reisen und Beobachtungen” ishin si më poshtë: Karl Steinmetz, Eine Reise durch die Hochländergaue Oberalbaniens. Wien, Leipzig: Hartleben 1904.(I. Reisen und Beobachtungen. H. 1); Karl Steinmetz, Ein Vorstoß in die nordalbanischen Alpen. Wien, Leipzig: Hartleben 1905.(I. Reisen und Beobachtungen. H. 3); Theodor Anton Ippen, Skutari und die nordalbanische Küstenebene. Sarajewo: Kajon 1907. (I. Reisen und Beobachtungen. H. 5); Karl Steinmetz, Von der Adria zum schwarzen Drin. Sarajewo: Kajon 1908. (I. Reisen und Beobachtungen. H. 6); Erich Liebert, Aus dem nordalbanischen Hochgebirge. Sarajewo: Kajon 1909. (I. Reisen und Beobachtungen. H. 10); Franz Nopcsa, Aus Schala und Klementi. Albanische Wanderungen. Sarajewo: Kajon 1910.
(I. Reisen und Beobachtungen. H. 11); Ekrem Bei Vlora, Aus Berat und vom Tomor. Tagebuchblätter. Sarajewo: Kajon 1911. (I. Reisen und Beobachtungen. H. 13); Franz Nopcsa, Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien. Sarajewo: Institut für Balkanforschung 1912. (I. Reisen und Beobachtungen. H. 16).

Ndërsa botimet e departamentit “Quellen und Forschungen” që kishin në fokus me çështje shqiptare ishin si vijon:Vinçenc Prennushi, Kângë popullore gegnishte. Sarajewo: Kajon 1911. (II. Quellen und Forschungen. H. 1); Maximilian Lambertz, Die Volkspoesie der Albaner. Eine einführende Studie. Sarajewo: Kommissionsverlag Studnička 1917. (II. Quellen und Forschungen. H. 6); Henrik Barić, Albanorumänische Studien. Sarajewo: Institut für Balkanforschung 1919.(II. Quellen und Forschungen. H. 7).

Në “Reisen und Beobachtungen. H. 10, 1909” u bë njoftimi i dy botimeve të planifikuara lidhur me Shqipërinë, të cilat nuk përfunduan: Th. A. Ippen, Türkei und Montenegro in den Jahren 1830 –1876; F. Nopcsa: Im Lande der Klementi. Të njëjtin fat patën edhe botimet e planifikuara të njoftuara  në  “Reisen und Beobachtungen. H. 18, 1913”: F. Barcatta[17], Zehn Jahre als Missionär in Albanien; G[j]. Fishta, Volkslieder der Tosken; G[j]. Fishta, Das Volksrecht der Gegen.

Ndërkohë në “Reisen und Beobachtungen. H. 20, 1918“ u bë njoftimi i botimeve të planifikuara lidhur me Shqipërinë, të cilat nuk u kryen, si vijon: B. Elmas, Die Albanier des oberen Rekatales bei Dibra; A. Baronin von Godin, Albanischer Großgrundbesitz; F. Kopstein, Aus Mittelalbanien; M. Lambertz, Die albanische Kunstliteratur; K. von Milius, Die Vergletscherung der Nordalbanischen Alpen; K. Steinmetz, Auf neuen Bahnen in Albanien; L. Szamatolski, Zur albanischen Bibliographie.

Një tiposkript, i hartuar ndoshta më 1912 nga Patsch, pa të dhëna lidhur me vendin dhe datën, ofron hollësira interesante mbi themelimin dhe veprimtarinë e Institutit të Ballkanit.[18] Nën pikën “Motive der Gründung” (“Motivet e themelimit”) Patsch shkruante: ngritje e vendeve speciale të punës për degë të veçanta ose njësi gjeografike, të cilat lejojnë një zhvillim të përqendruar të fushës kërkimore, pa u penguar nga mësimdhënia ose detyrat e tjera. Monarkia si fqinje dhe atdhe i popujve të veçantë, të cilët banojnë në Gadishullin Ballkanik, ka një interes serioz dhe të shumanshëm për njohjen më të mirë të vendeve dhe popujve fqinj. Ajo ka detyrën morale të marrë përsipër rolin udhëheqës në atë rajon. Nën pikën “Sarajewo als Ort” (“Sarajeva si vend”) ai shënonte: komunikim i lehtë dhe bashkim pa vështirësi i dijetarëve të të dyja shteteve të monarkisë. Nën pikën “Die Anfänge” (“Fillimet”) thuhet: plan në fillim të dekadës së parë të shek. XX; realisht në dispozicion vetëm mjete të një personi privat; prandaj së pari kufizim në “ZKdBHI”; formimi i një rrethi bashkëpunëtorësh të besueshëm; megjithatë kërkohet punë për krijimin e një aparati shkencor: bibliotekë speciale, koleksion hartash dhe fotografish, arkiv historik, letrar dhe epigrafik, koleksion dorëshkrimesh etj.; ndihma; nga 1904 deri më shtator 1907 u financua gjithçka privatisht nga Patsch; më 25 shtator 1907 ndihma e parë nga këshilltari komercial J. B. Schmarda[19]: 200 korona; dekret me datë 5 janar 1908 nga Ministria e Përbashkët e Financave: miratimi i projektit të kustos-it Dr. Patsch për të organizuar një institut në Sarajevë dhe miratimi i një subvencioni nga 500 korona me shpresë për aprovimin e subvencioneve të tjera nga ana e organeve shtetërore të të dyja shteteve të monarkisë, gjë që do të thotë fitimi i një baze të sigurt financiare. Nën pikën “Subventionen”(“Subvencione”) mund të lexohet: nga qeveria e landit për Bosnjë-Hercegovinën, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria austriake e Tregtisë, Ministria hungareze e Tregtisë, Ministria hungareze e Kultit dhe Arsimit, banka e landit për Bosnjë-Hercegovinën, Dhoma e Tregtisë dhe e Mjeshtërive në Vjenë, ndihma private (p.sh. Nopcsa). Nën pikën “Reisen” (“Udhëtime”) Patsch shkroi: që nga viti 1908 pajisje për udhëtimet e veta; bashkëpunim i vendasve; organizim në Shqipëri i një shërbimi regjistrimi me shumë degë. Nën pikën “Bibliothek” (“Bibliotekë”) thuhet: 7125 vëllime (deri më 1912); Shqipëria nuk përfaqësohet në asnjë institut tjetër shkencor më shumë sa në Institutin e Ballkanit në Sarajevë. Nën pikën “Schwächen” (“Dobësi”) Patsch shkroi fjalë për fjalë: “Mjetet financiare janë të pasigurta, për sa i përket largësisë dhe kohës së dërgimit të tyre. Çdo vit ato duhen kërkuar tek autoritetet përkatëse, por ato miratohen vetëm herë pas here … Dërgesat bëhen me data krejt të ndryshme, edhe në fund të vitit, madje në ndonjë  rast edhe një vit më vonë. Në këtë mënyrë, një veprimtari më largpamëse me detyra më përfshirëse mezi mund të mbahet në këmbë. Koha e favorshme për udhëtime kalon pa u shfrytëzuar dhe rastet e mira për blerje humbasin”. Edhe pika e fundit “Sanierung und Ausgestaltung des Instituts” (“Rinovimi dhe pajisja e institutit”) meriton një citat origjinal: “Duke e marrë parasysh nga njëra anë këtë situatë të keqe dhe nga ana tjetër lulëzimin e ardhshëm të institutit dhe rëndësinë e tij për pozitën shkencore të Monarkisë në Gadishullin Ballkanik, për rinovimin dhe pajisjen e institutit do të ishte i nevojshëm miratimi i një donacioni fiks, i cili në përmasën e tij do t’u përgjigjej agjendave të shumëllojshme (udhëtime kërkimore, publikime, ilustrime, pagesë për autorin, bibliotekë, arkiva, koleksion dorëshkrimesh etj.), nevojave lidhur me personelin (1 ndihmës, 1 asistent, 1 nëpunës kancelarie dhe 1 shërbyes) si dhe shpenzimeve teknike.”

Në raportin e përgatitur në mes të dhjetorit 1917, mbi ekspeditën kërkimore realizuar nga Patsch në vjeshtë të po atij viti në vendin e shqiponjave, ai pohonte me plot krenari se departamenti shqiptar në bibliotekën e institutit ishte koleksioni më i pasur me libra, për të cilin Shqipëria mund të lavdërohej.[20]Ai përfshinte vepra, të shkruara mbi Shqipërinë, madje një pjesë e tyre edhe në Shqipëri. Një nga qëllimet ambicioze të drejtorisë së institutit ishte që ky koleksion të bëhej sa më i plotë. Për të shqyrtuar dhe plotësuar listën e librave si dhe për të bërë blerjet sipas saj, ishin vizituar të gjitha bibliotekat publike dhe private të Shkodrës. Biblioteka më e pasur publike, sipas Patsch-it, ishte Biblioteka Kombëtare Shqiptare, e cila po ngrihej me porosi të komisarit civil August Kral, bibliotekari i së cilës ishte sekretari i Komisisë Letrare Shqipe, e cila ishte krijuar gjithashtu me nismën e këtij të fundit. Me këtë bibliotekë ishte rënë dakord për një shkëmbim librash. Çfarë mungonte në bibliotekën e institutit, tashmë sigurohej, raportoi Patsch: “Kanë qenë 76 numra shumë të rrallë, ndër ta prodhime shtypi, gazeta, broshura, pamflete etj., të cilat ndoshta nuk gjenden diku tjetër, nga koha osmane, e cila e ka rënduar shumë jetën shqiptare dhe periudha vijuese e ngatërresave ballkanike … Ndoshta ia vlen të përmendet se me këtë rast si edhe më parë në ‘Posta e Shqypnies”, instituti është nderuar në mënyrë shumë të gjallë si një institucion, i cili ishte shumë dashamirës ndaj Shqipërisë.”[21]

   Si pasojë e Luftës së Parë Botërore Instituti i Ballkanit u mbyll më 27 nëntor 1918 nga qeveria kombëtare e Bosnjë-Hercegovinës.

Korrespondenca e Patsch-it lidhur me çështjet shqiptare

Lidhur me çështjet shqiptare, Patsch kishte letërkëmbim me Theodor Ippen-in, Konstantin Jireček-un, Norbert Jokl-in, August Kral-in, Maximilian Lambertz-in, Wilhelm Meyer–Lübke-n, Franz Nopcsa-n, Eugen Oberhummer-n, Camillo Praschniker-in, Vinçenc Prennushi-n, Ludwig von Thallóczy-n, Karl Steinmetz-in, Georg Stadtmüller-in, Franz Seiner-in, Robert Schwanke-n, Eqrem Bej Vlorën, Gustav Weigand-in, Georg Veith-in, Eqrem Çabejn, Rexhep Krasniqin, Gjergj Fishtën dhe Amelie von Godin-in.

Jireček mbante korrespondencë me Patsch-in privatisht dhe në funksionin e tij si protokollist i Komisionit të Ballkanit në Vjenë. Ishte një shkëmbim midis kolegëve mbi çështje shqiptare. Ata i dërgonin njëri-tjetrit libra dhe dorëshkrime.[22]

Më 1913 Jokl u ftua nga Patsch për bashkëpunim në “ZKdBHI”. Jokl kishte dëshirë të kontribuonte me një punim më të madh etimologjik me titull “Beiträge zur etymologischen Erläuterung der albanischen Sprache” (“Kontribute për sqarimin etimologjik të gjuhës shqipe”).[23] Ofertën e Patsch-it në fillim të vitit 1917 për të punuar në Institutin e Ballkanit, Jokl e refuzoi, sepse ishte që prej 19 muajsh ushtar, në një marrëdhënie të detyruar shërbimi ushtarak. Përveç kësaj, ai nuk donte të hiqte dorë nga pozita e tij në Universitetin e Vjenës dhe puna në bibliotekën universitare për një punë në Sarajevë që paguhej më pak. Jokl-i nuk donte të humbiste kontaktin me qendrën shkencore në Vjenë, megjithëse në Institutin e Ballkanit ai mund t’i kushtohej plotësisht veprimtarisë shkencore, pa u penguar nga detyrimet e tjera.[24]

Në një letër të Kral-it drejtuar Patsch-it në fillim të vitit 1918 mund të lexohet konflikti permanent midis Ballhausplatz-it (Ministrisë së Punëve të Jashtme) dhe Shtatmadhorisë:[25]“ Qëkur Dr. C. Praschniker kishte udhëtuar nga Shkodra për në Fier, pas largimit Tuaj, nuk kam dëgjuar më asgjë prej tij. Fatkeqësisht, siç duket nën ndikimin ushtarak, ai nuk e ka mbajtur premtimin  për të më informuar për të rejat .Tani do të pyes në rrugën zyrtare.”[26] Kral, si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme pranë komandës së korpusit të 19-të, mbështeste edhe eksplorimin e Shqipërisë: “Duke iu përgjigjur dëshirës Suaj, i kam inkurajuar zotërinjtë Fishta, Prenushi dhe Gjeçovi të vazhdojnë me botimet e tyre të këngëve popullore. Mjerisht zotërinjtë shkrimtarë shqiptarë nuk janë kurrë shumë të zellshëm.”[27]

Që në fund të vitit 1913, Patsch i ofroi Lambertz-it, studiues i mirinformuar mbi punimet shqiptare të Institutit të Ballkanit, bashkëpunimin në koleksionin “ZKdBHI”.[28] Por bashkëpunimi zgjati deri në fillim të vitit 1917, derisa së fundmi doli vepra e parë e Lambertz-it, studimi hyrës “Volkspoesie der Albaner” (“Poezia popullore e shqiptarëve”), për të cilin interesoheshin qarqet më të larta habsburgase: “A do të ishte e mundur t’u dërgohej një kopje të ‘Volkspoesie’ të dy Lartësive perandorake të interesuara Kryedukës Leopold Salvator dhe Kryedukës Max? Të parit më është dashur t’i mbaja dje në universitet një ligjëratë të vogël mbi gjuhën shqipe etj., dhe ai ka treguar një interes të gjallë për këtë.”[29]Si anëtar i Komisisë Letrare në Shkodër Lambertz i dërgonte Institutit të Ballkanit njoftimet e saj dhe vizitonte shpesh Patsch-in në Sarajevë.[30]

Thallóczy kishte letërkëmbim me Patsch-in në fillim të vitit 1914 lidhur me botimin e një punimi mbi të drejtën zakonore të mirditorëve.[31] Në mes të korrikut 1914, ai kishte vendosur të botonte antologjinë e tij me titullin “Illyrisch–albanische Forschungen” (“Kërkime iliro-shqiptare!) në “ZKdBHI”.[32] Por ky vëllim kolektiv u botua më 1916 në Mynih dhe Leipzig nga shtëpia botuese Duncker & Humblot, gjë, për të cilën u paralajmërua nga një letër, në shtator të 1914-ës: “Do të vijnë edhe 4 kontribute nga hyrja për antologjinë, manuskripti i së cilës gjendet tek Ju. Unë hamendësoj se ky vëllim bashkë me indeksin do të jenë 20 deri 30 faqe. Nuk kërkoj pagesë për këtë. Vetëm punët e korrigjimit do të ishin për t’iu paguar Dr. Eckhart dhe Dr. Bodenstein. Meqë shtypshkronja me siguri po vonon dhe Ju nuk keni para, shtrohet pyetja, nëse vëllimi duhet të botohet tek Ju apo nëse më duhet të gjej një botues tjetër. Ju lutem të ma thoni këtë pa rezerva, dhe në qoftë se Ju tani nuk jeni në gjendje për të botuar diçka – gjë që do ta kuptoja shumë mirë –, atëherë Ju mund të ma ktheni manuskriptin pa problem.”[33]

Megjithëse Weigand që në fillim të korrikut 1904, kur Instituti i Ballkanit ishte krijuar nga Patsch, paralajmëroi një “traktat më të gjerë” për “ZKdBHI”, botimi i tij nuk u krye kurrë. Por ai që atëherë kishte një shkëmbim të gjallë shkencor me Patsch-in, të cilit në një nga letrat e tij i shkruante: “Falënderime të përzemërta për dërgimin e librit të Steinmetz-it, të cilin e kam lexuar më shumë interes, sepse po mendoj të udhëtoj për dy ose tri vite në atë vend për të kryer studime etnografike dhe gjuhësore .Punimin Tuaj mbi sanxhakun e Beratit ende nuk e kam lexuar, por do ta marr. Pres me interes të veçantë për botimet Tuaja mbi gjendjen arkeologjike në Bosnjë. Jam i gatshëm me kënaqësi të shkruaj një traktat më të gjerë për koleksionin Tuaj, konkretisht mbi studimin krahasues të tezgjahut tek popujt ballkanikë … Do të ishte shumë mirë për mua, në qoftë se mund të merrja, ndoshta me ndërmjetësinë Tuaj, terminologjinë lidhur me Bosnjën, Hercegovinën dhe ndoshta, nëpërmjet zotit Steinmetz, atë lidhur me Shqipërinë e Veriut.”[34]Personalisht, siç duket, ata të dy u njohën vetëm në gjysmën e dytë të vitit 1907: “Unë do të vij në vjeshtë ose që në gusht në Bosnjë, për të bërë studime etnografike dhe linguistike si dhe për të kaluar disa kohë në Sarajevë, prej ku do të bëj ekskursione në drejtime të ndryshme. Gëzohem që do të njihemi personalisht dhe do të mund të përfitoj nga këshillimi Juaj si njohës i shkëlqyer i vendit.”[35]

Korrespondenca shumë më e pasur në shkrimet e lëna të Patsch-it është ajo me Georg Veith-in. Ai ka qenë mik i ngushtë i tij, të cilit i ka dërguar letra dhe kartolina të panumërta sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore.[36] Letra e datës 28 nëntor 1911 i kushtohet betejës së Caesar-it afër Dyrrhachium-it. Disa letra (20 janar 1914, 24 janar 1914, 25 prill 1914, 5 maj 1914, 30 maj 1914, 7 qershor 1914, 8 qershor 1914) dhe dy kartolina (28 qershor 1914 dhe 27 korrik 1914) trajtojnë ekspeditën e Veith-it në Shqipëri. Për çështje shqiptare flitet edhe në katër letra gjatë Luftës së Parë Botërore (7 qershor 1917, 30 nëntor 1917, 22 janar 1918, 15mars 1918), në të cilat ai përmendi në mënyrë të përsëritur mikun e tij Praschniker. Në letrën e datës 30 nëntor 1917, Veith iu drejtua Patsch-it për herë të parë me fjalët “miku i dashur”. Në korrespondencën e tyre u përmenden edhe Jireček (30 nëntor 1917, 22 janar 1918) dhe Eqrem Vlora (22 janar 1918). Letra me datë 15 mars 1918 ka të dhëna interesante sidomos mbi koleksionin e antikave dhe dërgimin e tyre në Muzeun Kombëtar boshnjak.[37]Pas vitit 1918 ka ende disa letra lidhur me Shqipërinë. Në shkrimet e lëna të Patsch-it gjendet madje një testament i vulosur i Veith-it për kohën pas Luftës së Parë Botërore. Patsch ruante të gjitha nekrologjitë dhe shkrimet e dala në atë kohë mbi vrasjen e Veith-it.

Ippen mbante korrespondencë me Patsch-in nga 1905 deri më 1911.[38] Bëhej fjalë kryesisht për botimet e Ippen-it në “ZKdBHI” dhe për dërgimet e librave për Institutin e Ballkanit. Ai përpiqej gjithashtu të ushtronte në Ballhausplatz ndikimin e vet në favor të Institutit të Ballkanit: “Nuk kam harruar të flisja me shefin e parë të seksionit në Ministrinë e Jashtme për koleksionin Tuaj, vetëm se nuk mund të them nëse dhe çfarë suksesi do të ketë ky rekomandim.”[39]Korrespondenca midis 1905 dhe 1907 bënte fjalë për kontributin e Ippen-it “Scutari und die nordalbanische Küstenebene“, për të cilin ai nuk kërkoi pagesë, sepse gjeti mjaft kënaqësi në mundësinë për të kontribuuar në këtë koleksion aq të njohur tashmë. Ky kontribut i Ippen-it, i menduar fillimisht si një raport i pastër udhëtimi dhe i parë si një “Feuilleton” (artikull letrar) i rastit, u transformua nga Patsch në një traktat shkencor. Për këtë arsye Ippen u distancua nga punimet me gabime të Émile Legrand-it[40] dhe Hyacinthe Hecquard-it[41] mbi të njëjtën temë dhe nuk dëshiroi të përmendej në një frymë me to. Përveç kësaj ai pranoi të përmendte Steinmetz-in në parathënie, sepse nuk ishte dakord me punimin e tij mbi malësitë e Shqipërisë, e cila do ta kishte detyruar të shprehte kritikën e tij ndaj këtij punimi. Lidhur me botimin e këtij kontributi Ippen tregoi kujdes të shmangte ndikime të caktuara politike: “Ministria e Jashtme më ka njoftuar se mund të më jepte lejen për botimin e punimit tim mbi fushën bregdetare të Shqipërisë, të cilin Jua kam dërguar, vetëm pasi ajo ta ketë kontrolluar. Ministria më ka kërkuar t’ia paraqes punimin.”[42]Gati një gjysmë viti më vonë ai i shkroi Patsch-it lidhur me këtë se censuruesi kishte hequr vetëm disa shprehje të parëndësishme, mungesa e të cilave nuk ushtronte një ndikim të veçantë mbi tërësinë.[43] Por censura mbeti edhe më tej tema e letrave të tij.[44]Artikulli i tij i njoftuar në një letër në mes të shkurtit 1908 për “ZKdBHI” me titullin “Türkei und Montenegro in den Jahren 1830–1876” nuk doli kurrë në botim, të paktën jo me këtë titull.[45]

Pas korrespondencës së Veith-it, ajo e Nopcsa-s është më e gjëra në shkrimet e lëna të Patsch-it.[46] Bëhet fjalë për dhjetëra letra. Megjithëse Nopcsa ishte 12 vite më i ri sesa Patsch, toni i tij ndaj Patsch-it nuk ishte aq i sjellshëm dhe nderues sa ishte ai i Lambertz-it, Jokl-it dhe të tjerëve. Në letrat e tij, ai raportonte për udhëtimet në Shqipëri, sqaronte pyetje të hollësishme lidhur me kontributet e tij për “ZKdBHI” dhe shkëmbente mendime me Patsch-in, kolegun e tij të degës mbi çështje arkeologjike. Ai përshëndeti në një letër pa datë themelimin e “Institutit për Kërkime Ballkanike” (“Institut für Balkanforschung”), d.m.th. e Institutit të Ballkanit, i cili, sipas tij, i qëndronte larg çdo aktiviteti politik. Kur kalonte Sarajevën, ai takohej gjithnjë me Patsch-in.[47] Me kalimin e viteve ai i dhuronte Institutit të Ballkanit libra, punime[48] dhe para. Citati vijues nga një letër në fillim të gushtit 1909, tregon mënyrën e drejtpërdrejtë, të prerë dhe gati të ashpër të komunikimit dhe njëkohësisht zemërgjerësinë e Nopcsa-s: “I nderuar zoti drejtor, e kam marrë sot manuskriptin origjinal dhe e kam krahasuar me përpunimin Tuaj. Ju e dini se unë merrem seriozisht me gjeologji dhe se për këtë arsye përshkrimet e udhëtimeve janë vetëm preokupime anësore për mua. Prandaj unë nuk e di se kur do të kem përsëri kohë për të botuar përshkrime udhëtimesh mbi Shqipërinë. Për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të fusja të gjitha vëzhgimet e mia të reja në punimin, të cilin ua kam dorëzuar. Por Ju keni hequr nëpërmjet ‘përpunimit’ Tuaj pikërisht shumë vëzhgime të reja. Unë po deklaroj se preferoj të mos botoj asgjë para se ta botoj këtë numërim të mërzitshëm të emrave të maleve, në të cilin Ju ma keni ‘parafrazuar’ manuskriptin tim. Përveç kësaj e keni ndryshuar krejt tonin e punimit … Unë refuzoj një herë e përgjithmonë lejen për shtypjen e përpunimit Tuaj dhe ndaloj që punimi të botohet kështu. Meqë e kuptoj se mënyra Juaj për ndryshimin e një manuskripti nuk u përgjigjet qëllimeve të mia, unë këmbëngul se punimi im origjinal ose të botohet ashtu si e kam hartuar ose të mos botohet fare. Shpresoj të mos detyrohem ta botoj punimin diku tjetër. Gjithashtu Ju ndaloj të përdorni fotografitë dhe hartat, të cilat gjenden në duart Tuaja. Megjithëse më vjen shumë keq për këtë përplasje redaksionale me Ju, ajo nuk duhet të më pengojë për ti dhënë së shpejti institutit Tuaj koleksionin tim arkeologjik për ruajtje pa afat, deri atëherë, kur në shtetin e  bashkuar dhe të pavarur shqiptar do të hapet një muze, gjë që sipas gjithë gjasave nuk do të ndodhë në këtë shekull. Prandaj,  ky dorëzim mund të emërtohet si një dhurim me klauzola.”[49]

Letrat e gjata, të cilat Eqrem Bej Vlora, përkrahës shqiptar i Austro-Hungarisë dhe nderues i Patsch-it, i ka shkruar drejtorit të Institutit të Ballkanit, do të trajtohen më hollësisht këtu për shkak të vlerës së tyre të veçantë.[50] Midis albanologut në ngritje e sipër Patsch dhe patriotit të ri të flaktë Eqrem Vlora bëhej fjalë për një lloj “lidhjeje mësues-nxënës”: “I lindur si shqiptar, i edukuar në Theresianum[51] në Vjenë, ia di për nder Austrisë edukimin dhe arsimimin tim. Prandaj nuk mund të vlerësoj veten mjaft të lumtur, kur shoh se ka interes në Austri për Shqipërinë, thjeshtrën e Evropës. Nën të gjitha prodhimet e këtij interesi nuk mund të gjej një vepër më të shkëlqyer sesa shkrimin Tuaj “Das Sandschak Berat in Albanien”; Për këtë arsye nuk mund të veproj ndryshe përveç se t’Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë dhe nderimin tim të madh. Kush tjetër, në qoftë se jo popujt tanë fqinj të fuqishëm, do të kishte dëshirë të interesohej për atdheun tonë të pafat? … Ky vend është më interesant sesa mendohet. Prandaj do ta vlerësoja veten si të lumtur, në qoftë se në të ardhmen mund t’i shërbeja nën udhëheqjen Tuaj një ekspedite të re për të vizituar Shqipërinë. I kthyer nga një udhëtim gjashtëmujor në malësi, dua të provoj t’i bëj të njohur publikut, atë që është parë dhe njihet ende pak për shkak të vështirësive të udhëtimeve. Prandaj, Ju lutem të më ndihmoni me shënimet Tuaja, duke m’i dërguar dashamirësisht si kopje.”[52]Vlora i dërgonte Patsch-it libra dhe gazeta shqiptare dhe përpiqej t’ua shpërndante shkrimet e tij intelektualëve shqiptarë.[53]

Shumica e letrave të Vlorës i referoheshin botimit të planifikuar në “ZKdBHI” me titull“Aus Berat und vom Tomor”,fletë ditari me shënime shumë të rëndësishme kombëtaro-ekonomike mbi Shqipërinë e Mesme. Ai e mori këtë punë me shumë seriozitet dhe iu lut Patsch-it për ndihmë.[54] Përveç kësaj ai shihte një lloj misioni në të për të korrigjuar përfytyrimin e gabuar të Europës për shqiptarët: “Nuk kam synuar fare të botoja ndonjëherë shënimet e mia … Megjithatë, nuk mund ta them me saktësi se përse u zgjua brenda meje kjo dëshirë para disa vitesh. Por besoj se në të kanë kontribuuar kryesisht publikimet Tuaja dhe inkurajimi Juaj që të shkruaj mbi këtë. Ndoshta mund të kisha bërë përshkrimin e një zone më interesante dhe më pak të njohur sesa Berati dhe Tomori; mund të kisha shkruar mbi Gramozin ose malësinë e Shpatit, mbi Dibrën dhe Matin; gjithë kjo do t’i kishte dhënë veprës sime një vulë më aventureske, sepse nuk është dëgjuar kurrë ose shumë rrallë nga ato zona. Por pikërisht këtë nuk e kam dashur. Jam i mendimit se nuk ka aventura në Shqipëri, se nuk duhet të trembet opinioni publik në Europë nga histori të paarsyetuara cubash dhe përjetime të sajuara, se me pak aftësi përshtatjeje në Shqipëri mund të udhëtohet aq pa rrezik sa në çdo vend tjetër të Europës. Pse vallë kam përshkruar Beratin, një qytet, i cili vërtet ofron pak gjëra interesante? Rastësi? Ndoshta kur kam filluar punën, por më vonë ishte bindja e fortë, se vetëm sanxhaku i Beratit meriton interes ekonomik, se vetëm nëpërmjet përparimit të tij mund të arrihet ai i Shqipërisë.”[55]Me prejardhje nga një familje e pasur bejlerësh në Shqipërinë Jugore dhe i mbushur me dashuri patriotike, ai ishte i gatshëm të jepte një kontribut për shpenzimet e printimit dhe të hiqte dorë nga fitimi i tij prej publikimit në favor të një mbështetjeje financiare të shkollave shqiptare.[56]

Megjithëse Vlora nxiste përherë botimin e shpejtë të punimit, ai vonohej prapëseprapë për vite të tëra, gjë që në fund e çoi Vlorën gati në dëshpërim: “Që prej më shumë se një muaji nuk marr më lajme nga Ju dhe habitem vërtet shumë me heshtjen Tuaj. Nga konsulli Kraus në Vlorë unë kam marrë një letër, në të cilën njoftohem se janë depozituar 1000 korona në emrin tim, për të cilat Ju më kishit folur edhe në letrën Tuaj të fundit. Por zoti konsull shton që kjo shumë, pa mohuar pjesën që më takon nga fitimi i veprës, është dërguar nga ministria si ndihmë kulturore. Habitem edhe më shumë se kam besuar se Ju do ta kishit kryer që me kohë shtypjen e veprës dhe kjo do të ishte tani afër botimit. Përveç kësaj më shkruan se unë, lidhur me shpenzimet e shtypjes dhe me fitimin e botimit, duhet t’Ju drejtohem direkt Juve. Duhet të them se nuk e kam të qartë gjithë këtë histori, prandaj Ju lutem të më shkruani nëse ky manuskript është konsideruar më në fund si i denjë për shtypje apo jo, dhe nëse ai do të dalë një herë.”[57]Me sa duket, këto rreshta pak të zjarrtë kanë shkaktuar një mërzi tek Patsch, çka ndikoi që që disa javë më vonë  Vlora të detyrohej të minimizonte dëmin: “I nderuar Zotëri! Me vjen keq pa fund që letra ime e fundit ka lënë te Ju përshtypjen e vërejtjes. Po nxitoj t’Ju njoftoj se nuk kam pasur në asnjë qëllimin t’Ju hiqja besimin tim dhe të dyshoja për dashamirësinë Tuaj. Shkrimi im ka qenë për aq i justifikuar sa kam besuar të gjeja në heshtjen Tuaj dhe në njoftimin vijues për 1000 korona një ofendim ndaj krenarisë sime si autor. Më lejoni të jem më i saktë! Vonimi i botimit të punimit tim me ka çuar në mendimin se Ju e vlerësonit punimin si inferior dhe nuk mund ta botonit. Informimi pasues për 1000 korona e ka forcuar këtë mendim, sepse e mora këtë shumë si para heshtjeje të miratuara dashamirësisht nga ministria, e cila nuk e kishte konsideruar punimin tim si të vlefshëm për botim … Për sa i përket pagesës, unë besoj t’Ju kem siguruar tashmë se kjo nuk është e rëndësishme për mua. Me punimet e mia dua t’i bëj një shërbim vendit tim dhe dijes së përgjithshme. Kështu Ju do të kuptoni se do të më trishtonte të bindesha që me veprën time të parë për pavlefshmërinë e saj. Në këtë rast do të lija menjëherë edhe punimin e ri, të cilin e kam filluar, për të cilin kam konsultuar kaq shumë burime dhe kam bërë kaq shumë parastudime, sepse nuk dua të publikoj libra pa interes, vetëm e vetëm për t’u shfaqur në skenë si autor. Sidoqoftë, nuk mund t’Ju lutem mjaft të keni për zemër botimin e shpejtë të veprës së marrë përsipër dashamirësisht, sepse ndryshe përmbajtja, tani tashmë tri vjeçe, do të humbiste krejt aktualitetin.”[58]Nga letra e fundit përkatëse e Vlorës drejtuar Patsch-it u shpreh dëshpërimi i pastër, sepse ndërkohë u bë një çështje nderi për shqiptarin e ri: “Përveç kësaj para disa ditësh është futur në mes një rrethanë e re, e cila më detyron ta rifreskoj këtë çështje. Një personalitet shumë i lartë ka pasur mirësinë të më lutej t’i dërgoja punimin tim ‘Berat und Tomor’.Ky libër, sipas mendimit të tij, duket të ketë dalë që me kohë! … Por unë vërtet nuk e di më, se çfarë t’i përgjigjem kësaj kërkese për librin tim – Ju siguroj për fjalë të nderit, se është me siguri e njëqinda herë … Ju lutem të jeni i sinqertë, krejt i sinqertë. A mund të ndihmoj me qëllim që ky punim të botohet më në fund? Ju duhet të pranoni pra se tani është një Question d’honneur për mua që ky libërth dalë! Prandaj Ju lutem me shumë ngulm t’i jepni çështjes një drejtim të favorshëm. Ju duhet të kuptoni se nuk e bëj për sqimë që të kem një libër të botuar. Unë duhet ta përfundoj këtë libër me emrin tim, ndryshe unë bëj përshtypjen e një sharlatani – dhe këtë unë nuk mund ta pranoj në asnjë mënyrë.”[59]

Eqrem Vlora i shkroi Patsch-it dy letra lidhur me botimin e një koleksioni përrallash në “ZKdBHI”, gjë që nuk u krye asnjëherë. Edhe në këtë rast ai iu lut për ndihmë mentorit të tij në kategorizimin dhe përpilimin e përrallave të mbledhura.[60] Për koleksionin e këngëve gege të At Vinçenc Prenushit, “Kângë popullore gegnishte”, i cili duhej të dilte në “ZKdBHI”, ai tha fjalë të mira dhe premtoi të shkruante mbi veprën dhe autorin në disa gazeta shqiptare dhe të kontribuonte në përhapjen e veprës.[61]Por ai kritikoi tek Prenushi dhe koleksionistët e tjerë të përrallave shqiptare që ata “nuk shpjegojnë para çdo kënge domethënien e saj historike siç e kam bërë unë tek këngët e mia. Kënga shqiptare është kryesisht një naracion poetiko-lirik dhe mund të ketë vlerë për të ardhmen vetëm kur përmenden edhe shkaqet e krijimit të saj. Pas 30 vitesh, në një vend ku nuk shënohet asgjë, këto shkaqe do të mbahen mend me shumë vështirësi. Për këtë arsye, mos shpjegimi i historisë së tyre është një shkelje e rëndë kundër qëllimit të mbledhjes së këngëve të tilla. Ju lutem t’i tërhiqni At  Fishtës vëmendjen ndaj kësaj gjëje lidhur me koleksionin e tij të këngëve toske. Unë vetë do të shënoj mbi çdo këngë prejardhjen, përhapjen dhe, në rast se ekziston, domethënien e saj historike.”[62] Në të njëjtën letër Vlora iu lut Patsch-it të lejonte të shtypeshin përrallat më të mira me piktura, për t’i përdorur si lekturë për fëmijë. Shpenzimet për këto do t’i merrte përsipër natyrisht ai vetë.

Analiza e veprimit të Patsch-it

Për të folur me gjuhën e Bourdieu-s, aktorët individualë konkurronin me anë të kapitalit ekonomik, kulturor, social dhe simbolik të tyre për ruajtjen ose ndryshimin e marrëdhënieve të pushtetit brendapërbrenda fushës albanologjike. Ka pasur tre tipa të ndryshëm të aktorëve: 1.) tipin e pastër shkencor, të përfaqësuar nga Konstantin Jireček, Milan Šufflay, Carl Patsch, Gustav Meyer, Arnold Schober, Franz Miklosich, Hugo Schuchardt, Wilhelm Meyer–Lübke, Norbert Jokl dhe Maximilian Lambertz; 2.) tipin e përzier politiko–shkencor me afërsi me ose përfshirje në fushën politike, të përfaqësuar nga Johann Georg von Hahn, Ludwig von Thallóczy, Theodor Ippen dhe Franz Nopcsa; 3.) tipin e përzier ushtarako–shkencor me afërsi me ose përfshirje në fushën ushtarake, të përfaqësuar nga Georg Veith, Camillo Praschniker, Franz Seiner, Arthur Haberlandt, Nopcsa, Jokl dhe Lambertz.[63] Emërtimi i dyfishtë i Nopcsa–s, Jokl–it dhe Lambertz–it ka të bëjë me faktin se në periudha të caktuara ata kanë qenë afër fushës politike dhe/ose fushës ushtarake.

Patsch, një përfaqësues i tipit të pastër shkencor, kishte si kapital kulturor përfundimin e tri studimeve, pikërisht të historisë, gjeografisë dhe filologjisë klasike, marrjen e doktoratës në filologji klasike si dhe marrjen e provimit të mësuesisë për gjeografi, histori dhe gjuhën gjermane. Krahas sa më sipër, mund të përmendim edhe veprimtarinë e tij si bursist dhe asistent në seminarin arkeologjiko-epigrafik në Vjenë tek arkeologu klasik Otto Benndorf dhe epigrafiku Eugen Bormann dhe, punën si mësues gjimnazi në Sarajevë. Patsch ishte historian dhe arkeolog. Fillimisht në vitin 1898 u emërua kustos në Muzeun Kombëtar në Sarajevë dhe në 1904 drejtor i Institutit të Ballkanit, i hapur me iniciativën e tij dhe i njohur zyrtarisht në 1908. Drejtimi i Institutit të Ballkanit, të cilin e plotësoi me një bibliotekë të pasur si dhe me koleksione të dorëshkrimeve, materialit arkivor, fotografive dhe hartave të vlefshme në një qendër të kërkimeve shkencore, e plotësoi atë aq shumë sa në vitet 1910 dhe 1917, nuk pranoi thirrjet për në universitetin gjerman në Pragë.[64] Këto hapa të karrierës, të cilët i refuzoi atëherë, ai do t’i arrinte në periudhën midis dy Luftërave Botërore . Kapitali i tij simbolik ishte shumë i madh: ai mbahet si themeluesi i kërkimeve arkeologjike dhe i historisë së vjetër të Bosnjës, i cili gjatë gërmimeve intensive shpëtoi monumente të panumërta të rëndësishme, të tilla si shenjtëroren e Bindus-it tek burimi i Privilica-s afër Bihaçit (1895), Mithräum-in në Konjica (1897), por sidomos gërmadhat e Mogorjelo-s (1899–1914), konservimi i të cilave nga Patsch ishte shembullor për kushtet e atëhershme.[65] Në vitin 1900 Patsch mori pjesë si përfaqësues zyrtar i Bosnjës në ekspozitën botërore në Paris. Më 1902 ai ishte anëtar i ekspeditës arkeologjike të drejtuar nga Benndorf-i në kuadrin e projektit të serisë së botimeve të mbishkrimeve “Tituli Asiae Minoris”.[66] Që nga viti 1902, Patsch ishte anëtar i Institutit Gjerman të Arkeologjisë dhe prej 1905-ës anëtar i Institutit Austriak të Arkeologjisë. Ai ishte një organizator shkencor me lidhje të shumanshme, çka bënte që Instituti i Ballkanit të funksiononte si pikë qëndrore për mbledhjen dhe shkëmbimin e dijes. Korrespondenca tepër e pasur shkencore e Pasch-it dëshmon për një kapital social të jashtëzakonshëm.


[1] Austrian Science Fund (FWF), project nr. P26437–G15.

[2] Kurt Gostentschnigg, Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918, Wiesbaden: Springer VS, 2018, (828 f.).

[3] Oliver Bagarić, “Museum und nationale Identitäten: Eine Geschichte des Landesmuseums Sarajewo“, në Südost–Forschungen 67, München: 2008, f. 148.

[4] “Kustos” = specialist shkencor në një muze.

[5] O. Bagarić, “Museum und nationale Identitäten …”, f. 153 v.

[6] Po aty, f. 159.

[7] Po aty, f. 157 dhe 162; Arhiv Bosne i Hercegovine ( më tej: ABH), Zemaljska vlada Sarajevo ( më tej: ZVS), 1889, Convolut 79, Chiffre 41/39.

[8] Bayerisches Hauptstaatsarchiv -Arkiv Kryesor Shtetëror i Bavarisë (më tej: BHStA), Bestand des Südost–Instituts( më tej: BSOI) shqip: inventari Institutit Juglindor), Nachlass Patsch (shqip: trashëgimi e lënë e Patsch-it), Karton (= K; shqip: kuti) 1, Archiveinheit (= AE; shqip: njësi arkivore) 263.

[9] Archiv der Österreichischen Akademie der Wissenschaften in Wien (=AÖAW; shqip: Arkiv i Akademisë Austriake të Shkencave në Vjenë), Balkan–Kommission, K 1/A2: Nr. 267/1908.

[10] Historian serb nga Hercegovina (1885–1941).  Vladimir Ćorović ka studiuar arkeologji, histori dhe filologji sllave në universitetin e Vjenës dhe ka punuar si administrator në muzeun kombëtar të Sarajevës.

[11] Ernst Gerland, “Das Bosnisch–Hercegovinische Institut für Balkanforschung in Sarajevo. Ein Gedenkblatt zur Feier seines 10 jährigen Bestehens”, në Deutsche Literaturzeitung 36, Berlin: 1915, nr. 9, f. 429–433.

[12] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274:Briefe (= letra) und Postkarten (= kartolina) von Jireček an Patsch 1896–1917, Brief vom 30.9.1904.

[13] AÖAW, Balkan–Kommission, K 1/A2: Nr. 267/1908, Schreiben von Patsch vom 12.3.1908 an die Akademie der Wissenschaften in Wien.

[14] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274:Briefe und Postkarten von Jireček an Patsch 1896–1917, Brief vom 5.2.1909.

[15] AÖAW, Balkan–Kommission, K 3/H5: 1908 Schreiben von Jagić, Balkan–Kommission, vom 29.4.1908 an Unbekannt anlässlich der Gründung eines Balkaninstitutes in Bosnien–Herzegowina.

[16] Haus–, Hof– und Staatsarchiv Wien (më tej: HHStA), Ministerium des Äußeren ( më tej: MdÄ; shqip: Ministri e Punëve të Jashtme),Administrative Registratur (= AR; shqip: zyrë administrative), Fach(= F; shqip: degë) 74/3, Dep. 8 a, Nr. 18782, Bericht des Balkaninstituts vom 18.3.1912.

[17] Fabian Barcatta (1868–1954) ka qenë një misionar austriak në Shqipëri. Shih Ndue Dedaj, Fabian Barcata dhe ditari i tij shqiptar. Një misionar i vjetër austriak më shqiptar se shqiptari“, Tirana: Mirdita, 2005.

[18] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 2, AE 299: Typoskript von Patsch ohne Angabe von Ort und Datum.

[19] Emri dhe të dhënat rreth këtij personi nuk mund të gjendeshin.

[20] HHStA, Konsulatsarchiv Skutari, K 21–4 Forschungsreisen:Präs. Nr. 187, 2.3.1918, Bericht von Hofrat C. Patsch vom 16.12.1917 betreffs seiner Forschungsreise nach Albanien im Herbst 1917.

[21] Po aty.

[22] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274:Briefe und Postkarten von Jireček an Patsch, 1896–1917.

[23] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: 5 Briefe von Jokl an Patsch 1913–1917, Brief vom 2.10.1913.

[24] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: 5 Briefe von Jokl an Patsch 1913–1917, Brief vom 14.1.1917.

[25] Shih më hollësisht Kurt Gostentschnigg, August Ritter von Kral. Aktori qendror i Austro–Hungarisë në territoret shqiptare“, në Studime Historike 53, 3–4, 2016, f. 49–72, këtu f. 64–67.

[26] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 276: Briefe und Postkarten von Kral an Patsch,Brief aus Shkodra vom 28.1.1918.

[27] Po aty.

[28] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 276: Briefe und Postkarten von Lambertz an Patsch,Brief aus Wien vom 26.10.1913.

[29] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 276: Briefe und Postkarten von Lambertz an Patsch, Brief aus Wien vom 6.1.1918.

[30] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 276: Briefe und Postkarten von Lambertz an Patsch, Briefe aus Wien vom 3.3.1918 u. 17.3.1918.

[31] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 280:Briefe von Thallóczy an Patsch 1894–1916, Brief vom 26.1.1914.

[32] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 280:Briefe von Thallóczy an Patsch 1894–1916, Brief vom 13.7.1914.

[33] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 280:Briefe von Thallóczy an Patsch 1894–1916, Brief vom 20.9.1914.

[34] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Weigand an Patsch, Brief vom 4.7.1904.

[35] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Weigand an Patsch, Brief vom 18.4.1907.

[36] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 6, AE 284: Briefe von Veith an Patsch 1910–1918.

[37] Shih më hollësisht Kurt Gostentschnigg, “Dy plane konkurruese 1918 – dërgimi i monumenteve antike drejt Sarajevës apo ndërtimi i një muzeu kombëtar shqiptar?“, në Studime Historike 54, Tiranë: 2017, nr. 1-2, f. 147-163.

[38] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911.

[39] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911, Brief vom 15.10.1907.

[40] Bizantinist dhe neogrecist francez (1841-1903).

[41] Hulumtues francez (1814-1866).

[42] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911, Brief vom 21.4.1906.

[43] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911, Brief vom 8.10.1906.

[44] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911, Briefe vom 20.12.1906, 12.1.1907, 16.2.1908 u. 2.7.1911.

[45] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 274: Briefe von Ippen an Patsch 1905–1911, Brief vom 16.2.1908.

[46] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 277: Briefe von Nopcsa an Patsch 1908–1918.

[47] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 277: Briefe von Nopcsa an Patsch 1908–1918, Brief vom 27.3.1908.

[48] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 277: Briefe von Nopcsa an Patsch 1908–1918, Brief vom 24.4.1909. Këtu Nopcsa i emërton punimet e veta shqiptare si dhurata për Institutin e Ballkanit.

[49] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 4, AE 277: Briefe von Nopcsa an Patsch 1908–1918, Brief vom 7.8.1909.

[50] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911.

[51] Gjimnaz publik.

[52] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 6.1.1907.

[53] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 25.9.1908 sowie Brief aus Vlora vom 20.1.1909.

[54] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Vlora vom 20.1.1909sowie Brief aus Istanbul vom 20.7.1909.

[55] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 26.8.1908.

[56] Po aty.

[57] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 17.4.1909.

[58] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 5.5.1909.

[59] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 3.5.1911.

[60] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 8.7.1910.

[61] BHStA, BSOI, Nachlass Patsch, K 5, AE 281: Briefe von Eqrem Bey Vlora an Patsch 1907–1911, Brief aus Istanbul vom 4.7.1911.

[62] Po aty.

[63] K. Gostentschnigg, “Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär …”, f. 227 v. dhe 751; Kurt Gostentschnigg, The different researcher types. Austro–Hungarian albanology between politics and military, në Ramadani, Fehari; Kosumi, Bajram (bot.): International scientific conference “Relations between Albanians and Austria–Hungary (Austria) by mid XIX. century to our days”, Skopje, Prishtina: Logos-A, 2017, f. 73-86.

[64] Neue Deutsche Biographie, Historische Kommission bei der bayerischen Akademie der Wissenschaften (Bot.), Berlin: Duncker und Humblot, 1953–87, vëll. 20, f. 101.

[65] Po aty.

[66] Österreichisches Biographisches Lexikon 1815–1950, Graz, Wien, Köln: Böhlau, 1957–1983; që nga 1975: Verlag der österreichischen Akademie der Wissenschaften; vëll. 7, f. 343.