Cana: Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, fitoftë më i miri - Gazeta Express
string(80) "cana-tirana-do-te-jete-kryeqyteti-i-futbollit-per-keto-dy-dite-fitofte-me-i-miri"

Cana: Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, fitoftë më i miri

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 11:43

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i pranishëm në prezantimin e trofeut të Conference League në “Shehin Skënderbej” së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Lexo Edhe:

Cana theksoi se Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë ndërsa shtoi se një organizim i tillë do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën.

“Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë të mirëpresim trofeun e Conference League. Jam i sigurt që do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën. Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri”, u shpreh Cana. /abcnews.al