Familja e ish-kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare të futbollit së fundmi është shtuar me një vajzë
Çdo vëlla e kërkon edhe një motër. E për këtë, babai Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika ia kanë bërë realitet dëshirën Boikenit të vogël.
Familja e ish-kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare të futbollit së fundmi është shtuar me një vajzë.
Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e vogëlushes. Enkeleida është anëtarja më e re në familjen Cana.
Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...