Mesfushori kreativ turk shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratë të re me “Rossoneri”
Hakan Calhanoglu pritet ta vazhdojë eksperiencën në Milan, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kreativ është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit.
Gazetari italian Fabrizio Romano njofton se shumë shpejt përfaqësuesi turk mund ta nënshkruajë kontratën e re me Kuqezinjtë.
Calhanoglu ka kërkuar rritje të rrogës për të nënshkruar dhe duket se Milani ia ka përmbushur apetitet atij.
Hakan i ka dhuruar së paku pesë asistime në secilin prej katër sezoneve të tij në Milan. /Gazeta Express/