Calhanoglu: Interi dëshiron ta mposht Napolin - Gazeta Express
string(44) "calhanoglu-interi-deshiron-ta-mposht-napolin"

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 14:19

Calhanoglu: Interi dëshiron ta mposht Napolin

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 14:19

Hakan Calhanoglu insiston që Interi “dëshiron ta mposht Napolin” kur Serie A të fillojë më 4 janar, derisa ata kanë filluar stërvitjet në Maltë dhe turku shënoi një gol të bukur

Zikaltërit janë bashkuar gjatë 48 orëve të fundit për të filluar stërvitjet pas pushimit dy javor për Botërorin 2022.

Lexo Edhe:

Ata fituan 6-1 kundër skuadrës lokale, Gzira United, e ku Calhanoglu shënoi një gol të bukur nga goditja nga këndi.

“Shpresoj ta shënoj një gol të tillë edhe në Serie A”, tha turku për faqen zyrtare të Interit.

“Ne kemi pushuar, si fizikisht ashtu edhe mentalisht javët e fundit dhe tani do të përgatitemi mirë, me testin që do të vije kundër RB Salzburg”.  

“Është e rëndësishme që në këto javë ne të stërvitemi dhe të ia dalim mirë në tre muajt e ardhshëm të sezonit. Ne duam ta mposhtim Napolin dhe ta fitojmë Scudetton”. /GazetaExpress/