Calabria zgjedh Kessien para Ronaldos - Gazeta Express
string(37) "calabria-zgjedh-kessien-para-ronaldos"

Gazeta Express

05/06/2020 21:28

Calabria zgjedh Kessien para Ronaldos

Gazeta Express

05/06/2020 21:28

Nga ana a tjetër e Oqeanti Atlantik jeton një tifoz i madh i Milanit, por që nuk kashumë lidhje me futbollin. Bëhet fjalë për Danilo Gallinarin.

Ylli i Oklahoma City Thunder ka folur me Davide Calabrian në kanalet zyrtare të klubit.

Lexo Edhe:

Gjatë bisedës së tyre, mbrojtësi i kuqezinjve ka zbuluar se cili është, sipas tij, futbollisti më dominues në kampionatin italian.

Shumë do të kishin zgjedhur Cristiano Ronaldon, por Calabria ka zgjedhur shokun e skuadrës Kessie.

“Jo, nuk do të thoja Ronaldo. Lojtari më dominues fizikisht është Franck Kessie, i cili bën shumë pak palestër dhe ka një fizik të frikshëm. Nuk e zhvendos dot. Mund të marrësh vrull nga 50 metra dhe të shkosh drejt tij, por je ti që bie në tokë”, ka thënë Calabria.