Federata e Futbollit të Kosovës e ka caktuar datën e zhvillimit të ndeshjes së mbetur të Superligës në mes të Dritës dhe Llapit, shkruan Gazeta Express.
Shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se ndeshja e pazhvilluar në xhiron e parë shkaku i angazhimit të gjilanasve në garat evropiane, do të zhvillohet këtë të diel duke filluar nga ora 13:30.
Aktualisht, Drita është e dyta në tabelë me 22 pikë, 4 më pak se lideri Ballkani, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Nëse i fitojnë eventualisht të dyja këto, “Intelektualët” do ta merrnin kreun e
tabelës.
Nga ana tjetër, llapjanët nuk i kanë aspak punët mirë pasi në 10 ndeshje e kanë shijuar vetëm një herë fitoren, duke përfunduar aktualisht në vendin e fundit në tabelë. /Gazeta Express/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...