Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 20:39

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

“Propozimi jonë ishte që më 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë dhe në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 ditë qeveri teknike, andaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Te fundit


Kthehu lart