Caktohet data e fillimit të kampionatit të ri kosovar


Gazeta Express
13 Qershor 2019 13:55

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sezoni i ri në IPKO Superligën e futbollit vendor do të fillojnë më 17 gusht.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020 dhe tashmë është përpiluar edhe orari i garave. Kësisoj, kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator”, thuhet në njoftimin e FFK-së./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart