Caktohen orari dhe gjyqtarët e javës së 23-të të IPKO Superligës - Gazeta Express
string(64) "caktohen-orari-dhe-gjyqtaret-e-javes-se-23-te-te-ipko-superliges"

Caktohen orari dhe gjyqtarët e javës së 23-të të IPKO Superligës

Gazeta Express

04/06/2020 15:35

IPKO Superliga e Kosovës në futboll rikthehet të premten pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus, me ndeshjen Llapi – Dukagjini

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të rikthehet këtë fundjavë pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë koronavirus.

Lexo Edhe:

Kjo xhiro fillon të premten me ndeshjen në mes të Llapit dhe Dukagjinit.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje e të dielën tri të tjera, shkuan Gazeta Express.

Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar i ka zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve dhe të delegatëve të ndeshjeve të kësaj xhiroje.

Futbolli kosovar u rikthye në mesjavë me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve dhe me disa masa mbrojtëse për futbollistët dhe akterët e ndeshjeve. /Gazeta Express/