Cakaj thotë se bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik - Gazeta Express
string(57) "cakaj-thote-se-bashkimi-kombetar-nuk-perkon-me-realitetin"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 21:17

Cakaj thotë se bashkimi kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 21:17

Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë

 Cakaj, i ftuar në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 “Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive. Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”, ka thënë ndër të tjera ai.

 Cakaj, ditë më parë, u prononcua ekskluzivisht për Gazetën Express, teksa tha se nuk shprehë indinjatë lidhur me vendimin e qeverisë së Serbisë për mosdekorim me titullin “Qytetar Nderi”, kërkesë e parashtruar nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, përderisa shqiptarët në këtë komunë i ofrojnë mbështetje.

 Ai i ka thonë jo ardhjes në skenën politike në Kosovë, duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë. /Gazeta Express/