Cakaj publikon fotografi në ambasadën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, thotë se ky është vetëm fillimi - Gazeta Express
string(98) "cakaj-publikon-fotografi-ne-ambasaden-e-perbashket-kosove-shqiperi-thote-se-ky-eshte-vetem-fillimi"

Cakaj publikon fotografi në ambasadën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, thotë se ky është vetëm fillimi

Gazeta Express

28/05/2020 20:21

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka prezantuar hyrjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.

“Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive.”- u shpreh Cakaj në postimin e tij.

Lexo Edhe:

Po ashtu, krye diplomati Cakaj, theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.