Cakaj në një konferencë ndërkombëtare kërkon t'i hiqen vizat Kosovës - Gazeta Express
string(67) "cakaj-ne-nje-konference-nderkombetare-kerkon-ti-hiqen-vizat-kosoves"

Cakaj në një konferencë ndërkombëtare kërkon t’i hiqen vizat Kosovës

Gazeta Express

24/02/2020 12:17

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Lexo Edhe:

Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”, përfundoi Cakaj.