Moises Caicedo duket se është gjithnjë e më afër largimit nga Brighton Hove & Albion.
Përmes një postimi në “Instagram” të premten mbrëma, mesfushori ekuadorian e konfirmoi dëshirën e tij për t’u larguar gjatë këtij afati kalimtar dimëror, shkruan Gazeta Express.
Fabrizio Romano ka raportuar ekskluzivisht këtë të shtunë se Caicedo nuk është paraqitur në seancën stërvitore, pasi ai dëshiron të largohet menjëherë.
21-vjeçari gjithashtu mund të humbasë ndeshjen e nesërme në Kupën FA, kundër Liverpoolit.
Sipas Romanos, Arsenali tani pritet të dërgojë një ofertë të përmirësuar për reprezentuesin e Ekuadorit, pasi oferta prej 60 milionë funtesh u refuzua dje.
EXCL: Moises Caicedo didn’t turn up for training today — he wants leave immediately. Caicedo could also miss tomorrow’s game. ⚠️ #BHAFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 28, 2023
? Understand Arsenal are expected to improve their bid, after £60m revealed yesterday. #AFC
? Chelsea offered £55m — rejected too. #CFC pic.twitter.com/Xzt2f43ACI
Për Caicedon interesim ka shfaqur edhe Chelsea. Një ofertë prej 55 milionë funtesh e “Bluve” ishte raportuar se u refuzua javën e kaluar.
Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/