Cafu mbron Alexander-Arnold - Gazeta Express
string(27) "cafu-mbron-alexander-arnold"

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 13:39

Cafu mbron Alexander-Arnold

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 13:39

Legjenda e Brazilit e ka mbrojtur edhe njëherë Trent Alexander – Arnold nga kritikat duke theksuar që ai dhe Roberto Carlos ishin përballur me kritika të njëjta dikur

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit dhe Anglis vazhdon të kritikohet për aftësitë e tij mbrojtëse, me ata të cilët konsiderojnë se me gabimet e bëra kanë kufizuar paraqitjen e tij me Kombëtare në Botëror.

Cafu, megjithatë, mbetet një tifozë i madh i 24 vjeçarit të çuditshëm – i cili ka qenë një lojtar kyç në Anfield gjatë një kohë ku ekipi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën – me legjendën e Brazilit që ishte përballur me të njëjtat kritika para se ta fitonte Botërorin e 2002 më parë.

Cafu i tha Gazzetta dello Sport kur u pyet pse Alexander – Arnold vazhdon të anashkalohet nga Anglia në Katari 2022. “Nuk e kuptoj pse. Ai i ka të gjitha: kualitetin, driblimin, ritmin, por gjithmonë është i njëjti tregim, ata thonë se nuk është mjaftueshëm i mirë për anën defansive dhe për këtë mbetet jashtë. Një gjë e njëjtë është thënë për mua dhe Roberto Carlos, por mendoj që ne fituam diçka”, ka thënë Cafu.

“Fatkeqësisht, mbrojtësi anësor janë shumë robotik këto ditë, ata marrin topin, e pasojnë dhe vrapojnë, nuk i shoh lëvizjet pa top dhe askush nuk bën pasime të dyfishta”.

Alexander – Arnold është përzgjedhur në skuadrën prej 26 futbollistësh të Gareth Southgate për Botërorin 2022, por ende nuk ka luajtur në dy ndeshje të grupit B, me mbrojtësin e Newcastle, Kieran Trippier që po luan në krahun e djathtë dhe me yllin e Manchester City, Kyle Walker që pritet të rikuperohet nga lëndimi dhe të startojë titullar.

Anglia kthehet në aksion sot (e martë) kur do të luajë kundër Wales, me skuadrën e Southgate që duhet të shmangë një humbje të thellë ndaj fqinjëve të tij dhe të kalojë grupin si e para në 1/8-ën e finales. /GazetaExpress/