Bypasi i Radhimës, banorët në protestë: Damian Gjiknuri na preu në besë. Projekti është ndryshe nga çfarë na thanë - Gazeta Express
string(111) "bypasi-i-radhimes-banoret-ne-proteste-damian-gjiknuri-na-preu-ne-bese-projekti-eshte-ndryshe-nga-cfare-na-thane"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2021 14:35

Bypasi i Radhimës, banorët në protestë: Damian Gjiknuri na preu në besë. Projekti është ndryshe nga çfarë na thanë

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2021 14:35

Projekti për ndërtimin e bypasit të Radhimës ka sjellë reagimin e banorëve të Radhimë-Orikum të cilët ditën e sotme janë mbledhur dhe kanë marshuar në shenjë proteste për të ndaluar implementimin e këtij projekti.

Sipas banorëve, bypasi u tha që do të ndërtohej në rrugën ekzistuese. Duke shmangur shembjen e shtëpive dhe bizneseve të zonës. E për këtë ish-drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri u kishte premtuar banorëve.

Lexo Edhe:

Por sot, prezantimi i projektit është ndryshe, rruga pritet të kaloj aty ku sot ka shtëpi, hotele e biznese. Banorët të mbledhur sot, akuzojnë se ndryshimi i gjurmës së projektit po bëhet për të tjetërsuar pronën dhe për të dëmtuar bizneset e zonës, me qëllim përfitimin e pronës së tyre.

Kryeplaku i fshatit Hyrjet Havaraj akuzon se po kërkojnë t’iu marrin pronat.

Të pranishëm në protestën e mbajtur sot në radhimë kanë qenë edhe administratori hotelesh, sipas Agim Begotaraj. Drejtues vendor e qëndror gjatë fushatës elektorale u thanë banorëve tjetër gjë.