Bylykbashi thirrje qytetarëve: Regjimi i Ramës po arreston dhe gazetarë, çohuni para se të jetë vonë


Gazeta Express
14 Qershor 2019 22:33

Ish-deputeti demokrat Oerd  Bylykbashi në një postim në profilin e tij në facebook, duke dënuar regjimin funksional të Edi Ramës që arreston nga dita në ditë nga qytetarë që nuk paguajnë drita, deri në gazetarë dhe opozitarë. (Bylykbashi e ka fjalën për arrestimin e sotëm të gazetares
Suela Musta, anëtare e AMA-s dhe akuzuar se është njëra ndër personat që ka dhënë ok që fisi i Çapjave të përfitojë një linjë kabllore.)

Bylykbashi u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen sa nuk është vonë kundër një regjimi që vjedh dhe arreston shqiptarët.

‘Ne mos ne, kush? Ne mos sot, kur?‎

Ne fillim Edi Rama arrestoi qytetare sepse nuk kishin para qe te paguanin energjine elektrike, por drita u duhej qe te studionin femijet, te mbanin ne pune aparatin e oksigjenit, apo thjesht qe te mos ktheheshin ne terr si ne mesjete. Shume nuk folen sepse mund t’i paguanin faturat. Por Opozita foli per ta.‎

‎Me pas ai a‎rrestoi qytetare qe mbronin banesat e tyre qe te mos ua prishte shteti ne shkelje te ligjit, te rrenonte mundin dhe djersen e nje jete e t’ua linte femijet rrugeve. Shume nuk reaguan sepse nuk po prishej shtepia e tyre. Opozita reagoi per te gjithe ata.

‎Edi Rama nuk u ndal ‎por ka kater muaj qe arreston qytetare pse protestojne kunder padrejtesive te nje qeverie te zhytur ne korrupsion dhe te lidhur koke e kembe me krimin e organizuar dhe qe i grabit deri ne palce. Opozita u ka dale per zot atyre.

‎Sot arreston gazetare, arreston deputete dhe drejtues te opozites qe mbrojne qytetaret‎ qe po dhunohen dhe po u grabitet e drejta per te zgjedhur.

‎Kercenon se do te burgose te gjithe opoziten qe nuk do te lejoje votime moniste.

‎Radha do t’u vije te gjitheve nese nuk reagojne dhe ngrihen. Kjo e keqe me emrin Edi Rama ndalet tani! ‎Me vone do te jete shume vone edhe per ata qe mendojne se nuk kane asgje qe t’ua marre Edi Rama! Atehere do t’u kete marre lirine qe deri dje mendonin qe e kishin te garantuar. Asnje hap prapa derisa Edi Rama te shporret! #21qershor te gjithe bashke.”

Te fundit


Kthehu lart