Bylykbashi: Deklarata e Metës, tërmet i pritshëm


Gazeta Express
21 Mars 2019 22:23

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, paralajmërimi i presidenti Ilir Meta për dorëheqjen ishte një akt i pritshëm pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Bylykbashi tha se nëse ky akt formalizohet do të ishte një situatë tepër e rëndë, duke e krahasuar me tërmetin.

Bylykbashi megjithatë nuk e sheh tek dorëheqja e Presidentit zgjidhjen e krizës politike por tek zgjedhjet e parakohshme.

Oerd Bylykbashi: Deklaratën e presidentit Meta duhet ta zhveshim nga krahasimi i Salvador Allende për të kuptuar atë që është kryesore. Kërcënimi i Presidentit për dorëheqje, është Kreu i Shtetit. Nëse Kreu i Shtetit jep dorëheqjen kemi para një situatë shumë të rëndë. Është dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nuk është një figurë çfarëdo që nëse kërcënon me dorëheqje mund të themi po çfarë pastaj?

Edi Rama është përpjekur të zhvleftësojë figurën e çdo kundërshtari institucional apo politik, këtë ka bërë dhe me Presidentin. Bëri të njëjtën gjë me parlamentin. Deklarata e Presidentit Meta është thjesht gioditja tjetër, tërmeti tjetër që nëse ndodh është tërmeti tjetër i parashikuar, i pritshëm që do të ndodhte pas asaj që ka ndodhur me dorëheqjet e grupit parlamentar të opozitës.

 Besoj që duhet të shohim trajektoren për të parë nëse është kjo zgjidhja. Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Çdo lloj krize e thellë politike dhe kushtetuese kopmpozohet vetëm me zgjedhje. Është e vetmja mënyrë për ta kompozuar në mënyrë demokratike dhe pa konflikt tjetër.

Te fundit


Kthehu lart