Buzët e kuqe, elegancë dhe sensualitet - Gazeta Express
string(37) "buzet-e-kuqe-elegance-dhe-sensualitet"

Buzët e kuqe, elegancë dhe sensualitet

Gazeta Express

04/06/2020 14:40

Mënyra se si dukemi luan një rol të jashtëzakonshëm në paraqitjet tona.

Gazetare: Vjosa Haxhijaj

Lexo Edhe:

Është e çuditshme se si veshja dhe flokët ndikojnë në humorin e  njerëzve. Por, pos këtyre dy elementeve të rëndësishme edhe grimi luan rol të veçantë, raporton emisioni #gjesi në T7.

E nëse keni menduar se buzëkuqi që keni vënë është thjesht një zgjedhje tjetër kozmetike, atëherë gaboheni.

Ai ka rëndësi si asnjë produkt tjetër, pasi buzët e kuqe cilësohen si elegante dhe sensuale në të njëjtën kohë, pavarësisht që këndvështrimet mund të jenë të ndryshme.

Pos që e bëjnë më tërheqëse secilën grua, buzët e kuqe shfaqin edhe konfidencë dhe stil.

Duke pasur parasysh këtë, një përqindje e lartë e grave, buzët e kuqe i konsiderojnë “shpëtim” për raste të ndryshme, megjithëse ka edhe një përqindje të vogël që nuk i preferojnë ato.

Pra, buzët e kuqe nuk konsiderohen asnjëherë si vendim i gabuar./GazetaExpress/