Buxhovi gjen analogji mes Thaçit dhe Esat Pashës – dhe mes Kurtit e Hasan Prishtinës


Gazeta Express
16 Nëntor 2019 23:25

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare. Në mes tyre ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me Esat Pashë Toptanin dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, me Hasan Prishtinën.

Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët, presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Buxhovi në RTV Dukagjini.

Buxhovi ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit që sipas tij po lufton padrejtësitë që kanë ardhur nga Rezoluta 1244.

I pyetur për ndonjë analogji me figurat historike shqiptare, Historiani ka thënë se pavarësisht se rrethanat janë të pakrahasueshme figura e Albin Kurtit do t’i përgjigjej asaj të Hasan Prishtinës.

“Edhe Hasan Prishtina ka luftuar për një koncept politik intelektual. Edhe ai ka qenë një politikan i pa korruptuar, i emancipuar. Një politikan që e ka shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Një politikan që është dashur ta paguaj me kokë idealizmin e tij. Uroj që kjo të mos i ndodh Albin Kurtit. Por Albin Kurti ka përgjegjësi historike të përafërt me Hasan Prishtinën”, tha ndër të tjera Jusuf Buxhovi.

Te fundit


Kthehu lart