Buxheti i Prishtinës për këtë vit rreth 124 milionë euro - Gazeta Express
string(56) "buxheti-i-prishtines-per-kete-vit-rreth-124-milione-euro"

Buxheti i Prishtinës për këtë vit rreth 124 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

14/09/2023 13:57

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar buxhetin e kryeqytetit për vitin 2024.

Buxheti për këtë vit do të jetë 123 milionë, 699 mijë e 998 euro. Buxheti është rreth 20 milionë euro më i lartë se vitin e kaluar.

Lexo Edhe:

“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama në postim në Facebook ka thënë se janë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale.

“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: ddërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, ndërtimi i Tunelit ‘Agim Ramadani’, ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores, gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e thertores për kafshë”, ka shkruar Rama.