Këngëtari Butrint Imeri është rrugës për të
sjellë edhe një hit për këtë verë
Gjatë ditës së djeshme ai ka paralajmëruar se
do të sjell edhe një këngë të re dhe këtë do ta bëjë bashkë me një këngëtare tjetër,
shumë aktuale, Kidën.
“Verë e nxehtë”, ka shkruar ai poshtë
fotografisë në të cilën e ka etiketuar Kidën.
Në komentet poshtë është parë edhe një koment i Dafina Zeqirit.
Kujtojmë së para 10 ditëve Butrinti lansoi
këngën “Pare” bashkë me Taynan dhe Mozzik, këngë e cila ka kaluar më shumë së
10.7 milionë klikime vetëm në YouTube. /GazetaExpress/