Busquets mund të rinovojë kontratën me Barcelonën - Gazeta Express
string(49) "busquets-mund-te-rinovoje-kontraten-me-barcelonen"

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 21:24

Busquets mund të rinovojë kontratën me Barcelonën

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 21:24

Sergio Busquets mund të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou” edhe për më gjatë.

Mesfushori spanjoll ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, teksa e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për Busquetsin vazhdimisht u raportua se do të largohet pasi t’i skadojë kontrata, teksa u lidhe me një kalim në MLS.

Duke marrë parasysh situatën me kontratën e tij, kapiteni i Barçës që nga janari është i lirë të nënshkruajë para-kontratë me klubet e tjera.

Megjithatë, sipas “AS”, Barcelona dëshiron të rinovojë kontratën me 34-vjeçarin.

Mediumi spanjoll raportoi se “Blaugranët” planifikojnë t’i ofrojnë kontratë një-vjeçare Busquetsit.

Xavi thuhet se ende e konsideron ish-reprezentuesin spanjoll një anëtar të domosdoshëm të skuadrës. /Gazeta Express/