Busquets: Messi është i veçantë, jemi me fat që stërvitemi më të çdo ditë


Gazeta Express
8 Prill 2019 11:03

Sergio Busquets e ka quajtur futbollist të veçantë Lionel Messi, i cili po vazhdon të mahnitë me vazhdimësinë e tij në futbollin e nivelit më të lartë.

Sezoni 2018-19 do del të jetë një tjetër edicion produktiv për pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili e ka kaluar shifrën e 40 golave të shënuara brenda një sezoni për vitin e 10 më radhë, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, Messi e ka kaluar edhe Iker Casillasin si lojtari më me së shumti fitore në histori të La Ligës.

Nën udhëheqjen e Messit, Barcelona është buzë titullit në La Liga, derisa është në ndjekje edhe të Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

Në Camp Nou nuk habiten më me aftësitë e Messit për të prodhuar momente magjike gjatë stërvitjeve dhe në fushën e lojës.

“E kemi fatin e mirë për t’u stërvitur me të çdo ditë. I kam kaluar 11 vitet e fundit me të, prandaj nuk habitem më me atë që bën ai. Ai është i veçantë”, tha Busquets. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart