Bushati: Nëse jemi mes dy linjave, duhet të shkojmë me atë që ndalon copëtimin e Kosovës - Gazeta Express
string(86) "bushati-nese-jemi-mes-dy-linjave-duhet-te-shkojme-me-ate-qe-ndalon-copetimin-e-kosoves"

Gazeta Express

30/03/2020 21:49

Bushati: Nëse jemi mes dy linjave, duhet të shkojmë me atë që ndalon copëtimin e Kosovës

Gazeta Express

30/03/2020 21:49

Analisti Andi Bushati, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është treguar anti-amerikan, por që ka shkuar me linjën europiane që ka ndaluar copëtimin në krahasim me politikat e ish-sekretarit të shteit amerikan, Michael Bolton.

‘’Ideja nuk është për të marrë kallashnikov dhe për të sulmuar Amerikën, por nëse jemi në mes dy linjave, një që nuk e përjashton coptimin e Kosovës dhe njërën që e përjashton në të gjitha rastet cdo politikanë shqiptarë është i detyruar të flirtojë me këtë linjën e dytë në mënyrë që edhe nëse ne jemi si shtet i pafuqishëm në arenën globale të lobojmë tek Gjermania e Franca që ata të këmbëngulin edhe ata tek Amerika që të ndryshojë politkat e Boltonit’’, thotë ai

Lexo Edhe:

Ai flet edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, i cili ka bërë goditje ndaj BE’së dhe është afruar me administratën e Trumpt.

‘’Kjo është kështu. Të shpëtojmë nga Gjykata Speciale dhe ku ka gjë më të kollajshme që të i thuash po Amerikës dhe të mbushësh xhepat me para me tenderë e përfitime tjera në dëm të popullit’’, shton ai. /Express/