Bushati flet për integrimin: Nëse BE pranon kërkesën e Pendarovskit, do kryente gabim strategjik


Gazeta Express
14 Qershor 2019 23:17

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i kërkoi BE-së që vendi i tij të ndahet nga Shqipëria përsa i përket hapjes së negociatave, një deklaratë e cila ka sjellë dhe reagimin e ish- Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Bushati e konsideron si një gabim strategjik idenë dhe gjykon se nëse BE vepron sipas kërkesës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut do të dëmtonte jo pak rajonin.

“Të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE. Në këto kushte ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE. Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit”, shkruan Bushati në një postim në tëitter.

Te fundit


Kthehu lart