Bursa e Maqedonisë: Qeveria të shtyjë tatimin mbi fitimet kapitale


Gazeta Express
11 Korrik 2019 17:02

Nga Bursa e Maqedonisë dhe të gjithë pjesëmarrësit ne tregun e kapitalit kërkojnë nga pushteti të shtyhet tatimi i kapitalit të fitimit. Nëse reforma tatimore fillon nga fillimi i vitit të ardhshëm, kjo dukshëm do të ndikojë në vendimin për investime të biznesmenëve, pohon drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

“Të gjithë e dini se ka reagime nga investitorët. Normalisht, kur nga zeroja fillon të tatohet ndonjë përqindje, reagimet janë negative” tha Ivan Shteriev, drejtor i Bursës së Maqedonisë.

Përkundër faktit që disa herë, jo vetëm punëtorët e bursës e ngritën zërin kundër kësaj reforme, por edhe një pjesë e madhe e biznesmenëve, bankierëve, edhe odat ekonomike, shprehnin mospajtim pas paralajmërimeve se pushteti planifikon t’i tatimojë përfitimet kapitale të qytetarëve. Megjithatë, zëvendëskryeministri për Ekonomi Koço Angjushev sot tha se ende nuk ka dëgjuar se kërkohet prolongim i fillimit të ligjit.

“Unë këtë e dëgjoj për herë të parë prej jush. Nëse kjo është kërkuar sot do ta shqyrtojnë me kujdes kuptohet edhe të gjitha çështjet tjera që vijnë nga odat dhe ekonomia” përgjigj  Koço Angjushev , zëvendëskryeministër.

Nga një janari i vitit 2020 është parashikuar që me 15 për qind të tatimohen përfitimet kapitale të qytetarëve siç janë dividendët, përfitimet nga lojërat e fatit dhe të ardhurat në bazë të qirave, shkruan Alsat.

Te fundit


Kthehu lart