“Burrnesha” premierë sonte në teatrin Oda - Gazeta Express
string(39) "burrnesha-premiere-sonte-ne-teatrin-oda"

“Burrnesha” premierë sonte në teatrin Oda

Arte

Gazeta Express

10/05/2022 13:48

Sonte më datë 10 maj nga ora 20:00, Qendra Multimedia sjell në Teatrin ODA premierën e shfaqjes “Burrnesha”, shkruar nga Jeton Neziraj, me regji të Erson Zymberit dhe aktorë: Tringa Hasani, Semira Latifi e Kushtrim Qerimi.

“Burrnesha” është shfaqje e cila flet për fenomenin e virgjëreshave të përbetuara të cilat pas një vendimi të pakthyeshëm, heqin dorë nga seksi dhe nga jeta e tyre si gra dhe fillojnë të jetojnë si burra. Shfaqja po ashtu ironizon me mënyrën se si ky fenomen është eksploatuar gjerësisht sidomos nga hulumtues ndërkombëtarë të cilët burrneshat i kanë parë si dicka ‘ekzotike’ duke i zhveshur nga agjencia dhe intimiteti që atyre ua ka garantuar akti i të kthyerit në burrnesha. Ato shpesh janë portretuar si relikte të një shoqërie skajshmërisht patriarkale.

Lexo Edhe:

Në shfaqjen “Burrnesha”, antropologia angleze Edith, pas vizitës në veriun e Shqipërisë, takohet me Sose-n, njërën nga pak burrneshat e mbetura shqiptare. Të dyja, pastaj udhëtojnë në Londër, në një seri të prezentimeve publike në London University. Gjatë kësaj vizite, Sose bëhet pjesë e një queer performance që është duke u përgatitur nga Julian, që është një drag-queen e njohur e Londrës. Për Sose,-n takimi me një kulturë kaq të huaj bëhet çështje ekzistenciale. 

“Burrnesha” trajton fenomenin e burrneshave, nën dritën edhe të debatit të tanishëm mbi cështjet gjinore, si dhe adreson konceptin e lirisë, respektivisht mos-lirisë në shoqëritë me vlera,  koncepte e konstrukte të ndryshme shoqnore. 

Repriza e shfaqjës do të mbahet nesër dhe pasnesër me 11 e 12 maj.

/Gazeta Express